{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/7190",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/7190",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 7190",
  "text": "Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi Medeniu se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se disa pjesëtarë të fisit benu amër kishin një zënkë mes vete dhe, kur Pejgamberi ﷺ mori vesh për këtë, e fali namazin e drekës dhe shkoi për t'i pajtuar. Kur hyri koha e namazit të ikindisë, Bilali e thirri ezanin dhe ikametin, pastaj i tha Ebu Bekrit që t'u prijë. Ndërkohë, Pejgamberi ﷺ erdhi në kohën kur Ebu Bekri tashmë ishte në namaz, andaj vazhdoi përpara duke i çarë rreshtat e njerëzve, derisa mbërriti prapa Ebu Bekrit dhe u vendos në rreshtin pas tij. Në atë rast, njerëzit filluan t'u binin shuplakave. Kur Ebu Bekri futej në namaz, zor se shpërqendrohej derisa të mbaronte, por, kur pa se rrahja e shuplakave s'kishte të ndalur, ai shikoi anash dhe e pa Pejgamberin ﷺ pas tij. Pejgamberi ﷺ i bëri me shenjë që të vazhdonte namazin ashtu si ishte. - Pasi ai i bëri ashtu me dorë, - Ebu Bekri mbeti për një çast në vend, derisa e falënderoi Allahun për atë që Pejgamberi ﷺ e urdhëroi, pastaj eci mbrapa dhe u rreshtua në saf. Me të parë këtë, Pejgamberi ﷺ kaloi përpara dhe ua fali njerëzve namazin. Kur mbaroi, tha: “O Ebu Bekër! Çfarë të pengoi të vazhdoje pasi të bëra me shenjë?” Ai tha: “Nuk i takon të birit të Ebu Kuhafës t'i prijë Pejgamberit ﷺ në namaz.” Pastaj Pejgamberi ﷺ u tha njerëzve: “Nëse dikush dyshon diçka në namaz (të imamit) , burrat le të thonë: “Subhanallah”, kurse gratë le t'u bien shuplakave!”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Dispozitat",
    "position": 93,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/93/dispozitat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 7190",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Sehël ibn Sad Saidiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ: حَدَّثَنَا أَبُو حَازِمٍ [الْمَدِينِيُّ] عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ السَّاعِدِيِّ قَالَ: كَانَ قِتَالٌ بَيْنَ بَنِي عَمْرٍو، فَبَلَغَ ذَلِكَ النَّبِيَّ ﷺ. فَصَلَّى الظُّهْرَ ثُمَّ أَتَاهُمْ يُصْلِحُ بَيْنَهُمْ. فَلَمَّا حَضَرَتْ صَلاَةُ الْعَصْرِ، فَأَذَّنَ بِلاَلٌ، وَأَقَامَ وَأَمَرَ أَبَا بَكْرٍ فَتَقَدَّمَ. وَجَاءَ النَّبِيُّ ﷺ وَأَبُو بَكْرٍ فِي الصَّلاَةِ. فَشَقَّ النَّاسَ حَتَّى قَامَ خَلْفَ أَبِي بَكْرٍ، فَتَقَدَّمَ فِي الصَّفِّ الَّذِي يَلِيهِ. قَالَ: وَصَفَّحَ الْقَوْمُ، وَكَانَ أَبُو بَكْرٍ إِذَا دَخَلَ فِي الصَّلاَةِ لَمْ يَلْتَفِتْ حَتَّى يَفْرُغَ. فَلَمَّا رَأَى التَّصْفِيحَ لاَ يُمْسَكُ عَلَيْهِ الْتَفَتَ فَرَأَى النَّبِيَّ ﷺ خَلْفَهُ، فَأَوْمَأَ إِلَيْهِ النَّبِيُّ ﷺ أَنِ امْضِهْ - وَأَوْمَأَ بِيَدِهِ هَكَذَا -. وَلَبِثَ أَبُو بَكْرٍ هُنَيَّةً فَحَمِدَ اللَّهَ عَلَى قَوْلِ النَّبِيِّ ﷺ ثُمَّ مَشَى الْقَهْقَرَى. فَلَمَّا رَأَى النَّبِيُّ ﷺ ذَلِكَ تَقَدَّمَ فَصَلَّى النَّبِيُّ ﷺ بِالنَّاسِ. فَلَمَّا قَضَى صَلاَتَهُ قَالَ: \"يَا أَبَا بَكْرٍ مَا مَنَعَكَ إِذْ أَوْمَأْتُ إِلَيْكَ أَنْ لاَ تَكُونَ مَضَيْتَ؟\" قَالَ: لَمْ يَكُنْ لاِبْنِ أَبِي قُحَافَةَ أَنْ يَؤُمَّ النَّبِيَّ ﷺ. وَقَالَ لِلْقَوْمِ: \"إِذَا نَابَكُمْ أَمْرٌ، فَلْيُسَبِّحِ الرِّجَالُ، وَلْيُصَفِّحِ النِّسَاءُ\".",
    "albanian": "Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi Medeniu se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se disa pjesëtarë të fisit benu amër kishin një zënkë mes vete dhe, kur Pejgamberi ﷺ mori vesh për këtë, e fali namazin e drekës dhe shkoi për t'i pajtuar. Kur hyri koha e namazit të ikindisë, Bilali e thirri ezanin dhe ikametin, pastaj i tha Ebu Bekrit që t'u prijë. Ndërkohë, Pejgamberi ﷺ erdhi në kohën kur Ebu Bekri tashmë ishte në namaz, andaj vazhdoi përpara duke i çarë rreshtat e njerëzve, derisa mbërriti prapa Ebu Bekrit dhe u vendos në rreshtin pas tij. Në atë rast, njerëzit filluan t'u binin shuplakave. Kur Ebu Bekri futej në namaz, zor se shpërqendrohej derisa të mbaronte, por, kur pa se rrahja e shuplakave s'kishte të ndalur, ai shikoi anash dhe e pa Pejgamberin ﷺ pas tij. Pejgamberi ﷺ i bëri me shenjë që të vazhdonte namazin ashtu si ishte. - Pasi ai i bëri ashtu me dorë, - Ebu Bekri mbeti për një çast në vend, derisa e falënderoi Allahun për atë që Pejgamberi ﷺ e urdhëroi, pastaj eci mbrapa dhe u rreshtua në saf. Me të parë këtë, Pejgamberi ﷺ kaloi përpara dhe ua fali njerëzve namazin. Kur mbaroi, tha: “O Ebu Bekër! Çfarë të pengoi të vazhdoje pasi të bëra me shenjë?” Ai tha: “Nuk i takon të birit të Ebu Kuhafës t'i prijë Pejgamberit ﷺ në namaz.” Pastaj Pejgamberi ﷺ u tha njerëzve: “Nëse dikush dyshon diçka në namaz (të imamit) , burrat le të thonë: “Subhanallah”, kurse gratë le t'u bien shuplakave!”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7190.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7190.json"
  }
}