Muhamed ibn Ubejdullah Ebu Thabiti na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejd ibn Sebaku se Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pas Betejës së Jemames, Ebu Bekri dërgoi dikë për të më thirrur. I pranishëm ishte edhe Omer ibn Hatabi.” Ebu Bekri më tha: “Omeri më erdhi dhe më tha se gjatë betejës së Jemames janë vrarë shumë hafëzë të Kuranit, andaj kam frikë se, nëse vazhdon kështu edhe nëpër vende të tjera duke u vrarë shumë hafëzë, mund të humbë një pjesë e konsiderueshme e Kuranit, andaj unë mendoj se duhet të urdhërosh që të tubohet tërë Kurani në një vend.” I thashë: “Si, vallë, të bëj diçka që i Dërguari i Allahut ﷺ nuk e ka bërë?!” Omeri më tha: “Betohem në Allahun se kjo do të jetë punë e mirë!” Kështu, Omeri vazhdoi të këmbëngulte në këtë, derisa Allahu ma mbushi mendjen dhe u binda ashtu siç ishte bindur Omeri.” Zejdi tregon: “Ebu Bekri më tha: “Ti vërtet që je një djalosh i mençur, për të cilin nuk kemi asnjë vërejtje, si dhe e shkruaje shpalljen për të Dërguarin e Allahut ﷺ. Andaj, gjurmo pjesët e Kuranit dhe tuboji! Betohem në Allahun se, sikur të më ngarkonin të lëvizja një kodër, nuk do të ishte më e vështirë për mua sesa kjo detyrë që ma dha për tubimin e Kuranit.” Thashë: “Si ka mundësi të veproni një punë që i Dërguari i Allahut ﷺ nuk e ka bërë?!” Ebu Bekri më tha: “Betohem në Allahun se kjo do të jetë një punë e mirë!” Pastaj, vazhdimisht më nxiste, derisa Allahu ma mbushi mendjen të bindem siç ishin bindur ai dhe Omeri. Kështu, fillova t'i kërkoj pjesët e Kuranit (të cilat ishin shkruar) nëpër lëvozhga të drurëve, lëkura, eshtra, si dhe në pjesët që sahabët i kishin mësuar përmendsh dhe t'i tuboj në një vend. Së këndejmi, fundin e sures Teube: “Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët. Nëse ata largohen (nga e vërteta), thuaj: “Më mjafton Allahu, s'ka zot tjetër përveç Tij. Unë mbështetem tek Ai që është Zot i Fronit të Madh!” (Teube, 128-129) e gjeta te Huzejme, - ose ka thënë: tek Ebu Huzejme, - të cilën ia bashkëngjita sures përkatëse. Fletushkat në të cilat u tubua Kurani mbetën tek Ebu Bekri derisa Allahu ia mori shpirtin, pastaj tek Omeri derisa Allahu ia mori shpirtin, e pastaj te Hafsa, e bija e Omerit.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عُبَيْدِ اللَّهِ أَبُو ثَابِتٍ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ سَعْدٍ عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عُبَيْدِ بْنِ السَّبَّاقِ، عَنْ زَيْدِ بْنِ ثَابِتٍ قَالَ: بَعَثَ إِلَيَّ أَبُو بَكْرٍ مَقْتَلَ أَهْلِ الْيَمَامَةِ وَعِنْدَهُ عُمَرُ فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ: إِنَّ عُمَرَ أَتَانِي فَقَالَ: إِنَّ الْقَتْلَ قَدِ اسْتَحَرَّ يَوْمَ الْيَمَامَةِ بِقُرَّاءِ الْقُرْآنِ، وَإِنِّي أَخْشَى أَنْ يَسْتَحِرَّ الْقَتْلُ بِقُرَّاءِ الْقُرْآنِ فِي الْمَوَاطِنِ كُلِّهَا، فَيَذْهَبَ قُرْآنٌ كَثِيرٌ. وَإِنِّي أَرَى أَنْ تَأْمُرَ بِجَمْعِ الْقُرْآنِ. قُلْتُ: كَيْفَ أَفْعَلُ شَيْئًا لَمْ يَفْعَلْهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ؟ فَقَالَ عُمَرُ: هُوَ وَاللَّهِ خَيْرٌ. فَلَمْ يَزَلْ عُمَرُ يُرَاجِعُنِي فِي ذَلِكَ حَتَّى شَرَحَ اللَّهُ صَدْرِي لِلَّذِي شَرَحَ لَهُ صَدْرَ عُمَرَ، وَرَأَيْتُ فِي ذَلِكَ الَّذِي رَأَى عُمَرُ. قَالَ زَيْدٌ: قَالَ أَبُو بَكْرٍ: وَإِنَّكَ رَجُلٌ شَابٌّ عَاقِلٌ لاَ نَتَّهِمُكَ. قَدْ كُنْتَ تَكْتُبُ الْوَحْىَ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ. فَتَتَبَّعِ الْقُرْآنَ فَاجْمَعْهُ. قَالَ زَيْدٌ: فَوَاللَّهِ لَوْ كَلَّفَنِي نَقْلَ جَبَلٍ مِنَ الْجِبَالِ مَا كَانَ بِأَثْقَلَ عَلَيَّ مِمَّا كَلَّفَنِي مِنْ جَمْعِ الْقُرْآنِ. قُلْتُ: كَيْفَ تَفْعَلاَنِ شَيْئًا لَمْ يَفْعَلْهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ؟ قَالَ أَبُو بَكْرٍ: هُوَ وَاللَّهِ خَيْرٌ. فَلَمْ يَزَلْ يَحُثُّ مُرَاجَعَتِي حَتَّى شَرَحَ اللَّهُ صَدْرِي لِلَّذِي شَرَحَ اللَّهُ لَهُ صَدْرَ أَبِي بَكْرٍ وَعُمَرَ، وَرَأَيْتُ فِي ذَلِكَ الَّذِي رَأَيَا. فَتَتَبَّعْتُ الْقُرْآنَ أَجْمَعُهُ مِنَ الْعُسُبِ وَالرِّقَاعِ وَاللِّخَافِ وَصُدُورِ الرِّجَالِ، فَوَجَدْتُ آخِرَ سُورَةِ التَّوْبَةِ: ﴿ لَقَدۡ جَآءَكُمۡ رَسُولٞ مِّنۡ أَنفُسِكُمۡ عَزِيزٌ عَلَيۡهِ مَا عَنِتُّمۡ حَرِيصٌ عَلَيۡكُم بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ رَءُوفٞ رَّحِيمٞ * فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَقُلۡ حَسۡبِيَ ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ عَلَيۡهِ تَوَكَّلۡتُۖ وَهُوَ رَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡعَظِيمِ ﴾ [التَّوْبَة: ١٢٨-١٢٩]، مَعَ خُزَيْمَةَ - أَوْ: أَبِي خُزَيْمَةَ - فَأَلْحَقْتُهَا فِي سُورَتِهَا. فَكَانَتِ الصُّحُفُ عِنْدَ أَبِي بَكْرٍ حَيَاتَهُ حَتَّى تَوَفَّاهُ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ، ثُمَّ عِنْدَ عُمَرَ حَيَاتَهُ حَتَّى تَوَفَّاهُ اللَّهُ، ثُمَّ عِنْدَ حَفْصَةَ بِنْتِ عُمَرَ. قَالَ مُحَمَّدُ بْنُ عُبَيْدِ اللَّهِ: اللِّخَافُ يَعْنِي الْخَزَفَ.