{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/7192",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/7192",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 7192",
  "text": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Lejla; [t]: Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Lejla ibn Abdullah ibn Abdurrahman ibn Sehli se Sehël ibn Ebu Hathme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), bashkë me disa pjesëtarë të tjerë nga paria e fisit të tij, tregojnë: “Abdullah ibn Sehli dhe Muhajisa ibn Mesud ibn Zejdi shkuan në Hajber për shkak të skamjes që i kishte goditur. Ndërkohë, Muhajisa u njoftua se Abdullah ibn Sehli ishte vrarë dhe ishte hedhur në një llagëm, - ose ka thënë: në një përrua, - e në atë rast ai shkoi menjëherë te hebrenjtë dhe u tha: “Betohem në Allahun se ju e vratë!” Thanë: “Betohemi në Allahun se ne nuk e kemi vrarë!” Me të arritur te fisi i tij (në Medinë), i lajmëroi për këtë dhe, bashkë me vëllanë e tij, Huvejisën, - i cili ishte para tij në moshë, - dhe me Abdurrahman ibn Sehlin shkuan për të biseduar me Pejgamberin ﷺ. Muhajisa, - i cili kishte qenë pjesëmarrës në Hajber, - filloi të flasë, por Pejgamberi ﷺ i tha: “Nga i madhi! Nga i madhi!” - duke pasur për qëllim moshën. Kështu, së pari foli Huvejisa e pas tij foli Muhajisa. Pejgamberi ﷺ u tha: “Ose do ta shpaguajnë gjakun e shokut tuaj, ose do të përballen me luftë!” Pejgamberi ﷺ u dërgoi atyre një letër, ndërsa ata ia kthyen: “Ne nuk e kemi vrarë atë. Në atë rast, Pejgamberi ﷺ u tha Huvejisës, Muhajisës dhe Abdurrahmanit: “A po betoheni, ashtu që ta meritoni shpagimin e shokut tuaj?” Ata i thanë: “Jo.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Atëherë hebrenjtë le të betohen për t'u shfajësuar!” Ata i thanë: “Por ata nuk janë muslimanë?” Atëherë, Pejgamberi ﷺ ua shpagoi vetë (të vrarin) me njëqind deve, të cilat iu dërguan deri në torishtë. Sehli shton: “Njëra nga devetë më goditi me këmbë.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Dispozitat",
    "position": 93,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/93/dispozitat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 7192",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Sehël ibn Ebu Hathme"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ عَنْ أَبِي لَيْلَى؛ [ح:] وَحَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ عَنْ أَبِي لَيْلَى بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ سَهْلٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ أَبِي حَثْمَةَ: أَنَّهُ أَخْبَرَهُ هُوَ وَرِجَالٌ مِنْ كُبَرَاءِ قَوْمِهِ: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ سَهْلٍ وَمُحَيِّصَةَ خَرَجَا إِلَى خَيْبَرَ مِنْ جَهْدٍ أَصَابَهُمْ. فَأُخْبِرَ مُحَيِّصَةُ أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ قُتِلَ وَطُرِحَ فِي فَقِيرٍ - أَوْ عَيْنٍ -. فَأَتَى يَهُودَ فَقَالَ: أَنْتُمْ وَاللَّهِ قَتَلْتُمُوهُ. قَالُوا: مَا قَتَلْنَاهُ وَاللَّهِ. ثُمَّ أَقْبَلَ حَتَّى قَدِمَ عَلَى قَوْمِهِ فَذَكَرَ لَهُمْ، فَأَقْبَلَ هُوَ وَأَخُوهُ حُوَيِّصَةُ - وَهُوَ أَكْبَرُ مِنْهُ - وَعَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ سَهْلٍ، فَذَهَبَ لِيَتَكَلَّمَ - وَهُوَ الَّذِي كَانَ بِخَيْبَرَ -. فَقَالَ [النَّبِيُّ ﷺ] لِمُحَيِّصَةَ: \"كَبِّرْ، كَبِّرْ \"، يُرِيدُ السِّنَّ. فَتَكَلَّمَ حُوَيِّصَةُ ثُمَّ تَكَلَّمَ مُحَيِّصَةُ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"إِمَّا أَنْ يَدُوا صَاحِبَكُمْ، وَإِمَّا أَنْ يُؤْذِنُوا بِحَرْبٍ\". فَكَتَبَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِلَيْهِمْ بِهِ، فَكُتِبَ: مَا قَتَلْنَاهُ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ لِحُوَيِّصَةَ وَمُحَيِّصَةَ وَعَبْدِ الرَّحْمَنِ: \"أَتَحْلِفُونَ وَتَسْتَحِقُّونَ دَمَ صَاحِبِكُمْ\". فَقَالُوا: لاَ. قَالَ: \"أَفَتَحْلِفُ لَكُمْ يَهُودُ؟\" قَالُوا: لَيْسُوا بِمُسْلِمِينَ. فَوَدَاهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مِنْ عِنْدِهِ مِائَةَ نَاقَةٍ حَتَّى أُدْخِلَتِ الدَّارَ. قَالَ سَهْلٌ: فَرَكَضَتْنِي مِنْهَا نَاقَةٌ.",
    "albanian": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Lejla; [t]: Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Lejla ibn Abdullah ibn Abdurrahman ibn Sehli se Sehël ibn Ebu Hathme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), bashkë me disa pjesëtarë të tjerë nga paria e fisit të tij, tregojnë: “Abdullah ibn Sehli dhe Muhajisa ibn Mesud ibn Zejdi shkuan në Hajber për shkak të skamjes që i kishte goditur. Ndërkohë, Muhajisa u njoftua se Abdullah ibn Sehli ishte vrarë dhe ishte hedhur në një llagëm, - ose ka thënë: në një përrua, - e në atë rast ai shkoi menjëherë te hebrenjtë dhe u tha: “Betohem në Allahun se ju e vratë!” Thanë: “Betohemi në Allahun se ne nuk e kemi vrarë!” Me të arritur te fisi i tij (në Medinë), i lajmëroi për këtë dhe, bashkë me vëllanë e tij, Huvejisën, - i cili ishte para tij në moshë, - dhe me Abdurrahman ibn Sehlin shkuan për të biseduar me Pejgamberin ﷺ. Muhajisa, - i cili kishte qenë pjesëmarrës në Hajber, - filloi të flasë, por Pejgamberi ﷺ i tha: “Nga i madhi! Nga i madhi!” - duke pasur për qëllim moshën. Kështu, së pari foli Huvejisa e pas tij foli Muhajisa. Pejgamberi ﷺ u tha: “Ose do ta shpaguajnë gjakun e shokut tuaj, ose do të përballen me luftë!” Pejgamberi ﷺ u dërgoi atyre një letër, ndërsa ata ia kthyen: “Ne nuk e kemi vrarë atë. Në atë rast, Pejgamberi ﷺ u tha Huvejisës, Muhajisës dhe Abdurrahmanit: “A po betoheni, ashtu që ta meritoni shpagimin e shokut tuaj?” Ata i thanë: “Jo.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Atëherë hebrenjtë le të betohen për t'u shfajësuar!” Ata i thanë: “Por ata nuk janë muslimanë?” Atëherë, Pejgamberi ﷺ ua shpagoi vetë (të vrarin) me njëqind deve, të cilat iu dërguan deri në torishtë. Sehli shton: “Njëra nga devetë më goditi me këmbë.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7192.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7192.json"
  }
}