{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/7193",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/7193",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 7193",
  "text": "7193, 7194 - Ademi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhibi, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ebu Hurejra dhe Zejd ibn Halid Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rrëfejnë: “Njëherë, një beduin erdhi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, gjyko mes nesh sipas Librit të Allahut!” Hasmi i tij u ngrit dhe tha: “Mirë tha ai, gjyko mes nesh sipas Librit të Allahut!” Pastaj beduini tha: “Djali im ka qenë argat te ky dhe ka bërë zina me gruan e tij. Më thanë se biri im duhet të dënohet me gurëzim. Andaj, e shpagova djalin tim me njëqind dele dhe një robëreshë. Pastaj i pyeta dijetarët e më thanë: “Biri yt duhet të dënohet me njëqind goditje kamxhiku dhe të dëbohet nga vendi për një vit.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Do të gjykoj mes jush sipas Librit të Allahut. Sa i përket robëreshës dhe deleve, duhet të të kthehen, ndërsa biri yt duhet të dënohet me njëqind goditje kamxhiku dhe dëbim nga vendi për një vit. Ndërkaq, ti, o Unejs, - iu drejtua një burri, - shko te gruaja e këtij dhe gurëzoje.” Unejsi shkoi tek ajo dhe e gurëzoi.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Dispozitat",
    "position": 93,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/93/dispozitat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 7193",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Hurejra - Zejd ibn Halid Xhuheniu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي ذِئْبٍ: حَدَّثَنَا الزُّهْرِيُّ عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ وَزَيْدِ بْنِ خَالِدٍ الْجُهَنِيِّ - رضي الله عنهما - قَالاَ: جَاءَ أَعْرَابِيٌّ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، اقْضِ بَيْنَنَا بِكِتَابِ اللَّهِ! فَقَامَ خَصْمُهُ فَقَالَ: صَدَقَ، فَاقْضِ بَيْنَنَا بِكِتَابِ اللَّهِ. فَقَالَ الأَعْرَابِيُّ: إِنَّ ابْنِي كَانَ عَسِيفًا عَلَى هَذَا، فَزَنَى بِامْرَأَتِهِ. فَقَالُوا لِي: عَلَى ابْنِكَ الرَّجْمُ. فَفَدَيْتُ ابْنِي مِنْهُ بِمِائَةٍ مِنَ الْغَنَمِ وَوَلِيدَةٍ، ثُمَّ سَأَلْتُ أَهْلَ الْعِلْمِ فَقَالُوا: إِنَّمَا عَلَى ابْنِكَ جَلْدُ مِائَةٍ وَتَغْرِيبُ عَامٍ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"لأَقْضِيَنَّ بَيْنَكُمَا بِكِتَابِ اللَّهِ. أَمَّا الْوَلِيدَةُ وَالْغَنَمُ فَرَدٌّ عَلَيْكَ، وَعَلَى ابْنِكَ جَلْدُ مِائَةٍ وَتَغْرِيبُ عَامٍ، وَأَمَّا أَنْتَ يَا أُنَيْسُ - لِرَجُلٍ - فَاغْدُ عَلَى امْرَأَةِ هَذَا فَارْجُمْهَا\". فَغَدَا عَلَيْهَا أُنَيْسٌ فَرَجَمَهَا.",
    "albanian": "7193, 7194 - Ademi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhibi, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ebu Hurejra dhe Zejd ibn Halid Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rrëfejnë: “Njëherë, një beduin erdhi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, gjyko mes nesh sipas Librit të Allahut!” Hasmi i tij u ngrit dhe tha: “Mirë tha ai, gjyko mes nesh sipas Librit të Allahut!” Pastaj beduini tha: “Djali im ka qenë argat te ky dhe ka bërë zina me gruan e tij. Më thanë se biri im duhet të dënohet me gurëzim. Andaj, e shpagova djalin tim me njëqind dele dhe një robëreshë. Pastaj i pyeta dijetarët e më thanë: “Biri yt duhet të dënohet me njëqind goditje kamxhiku dhe të dëbohet nga vendi për një vit.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Do të gjykoj mes jush sipas Librit të Allahut. Sa i përket robëreshës dhe deleve, duhet të të kthehen, ndërsa biri yt duhet të dënohet me njëqind goditje kamxhiku dhe dëbim nga vendi për një vit. Ndërkaq, ti, o Unejs, - iu drejtua një burri, - shko te gruaja e këtij dhe gurëzoje.” Unejsi shkoi tek ajo dhe e gurëzoi.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7193.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7193.json"
  }
}