{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/7197",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/7197",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 7197",
  "text": "Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abde, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Ebu Humejd Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Pejgamberi ﷺ e angazhoi Ibn Utebijen për mbledhjen e zekatit të fisit benu sulejm. Pasi u kthye te Pejgamberi ﷺ dhe ai e mori në llogari, Ibn Utebije tha: “Kjo është (dhënë) për ju, kurse kjo tjetra është dhuratë që më është dhuruar mua.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Vallë, pse nuk qëndrove në shtëpinë e babait ose shtëpinë e nënës sate, e të shohësh pastaj nëse do të të dhurohej diçka apo jo?!” Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe u mbajti njerëzve një fjalim, në të cilin, pasi e lavdëroi Allahun, tha: “E, pas kësaj...! Vërtet ka raste kur unë angazhoj ndonjërin prej jush me ca punë për të cilat Allahu më ka bërë përgjegjës, ndërsa i tilli pastaj vjen dhe na thotë: “Kjo është për ju, kurse kjo më është dhuruar mua!” Vallë, pse nuk qëndron në shtëpinë e babait a të nënës së vet, e të shohë nëse po i dhurohet diçka apo jo, nëse është i sinqertë?! Betohem në Allahun se, ai që merr diçka nga zekati, - Hishami shton: padrejtësisht, - Ditën e Kiametit do të paraqitet para Allahut duke e bartur atë. Do t'i njoh ata që do ta takojnë Allahun duke bartur (në shpinë) një deve, e cila buluron, ose një lopë, e cila pëllet, ose një dele, e cila blegëron.” Pastaj i ngriti duart, saqë ia pashë bardhësinë e sqetullave (dhe tha): “ (O Allah!) A ua kumtova?”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Dispozitat",
    "position": 93,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/93/dispozitat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 7197",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Humejd Saidiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدٌ: حَدَّثَنَا عَبْدَةُ: حَدَّثَنَا هِشَامُ بْنُ عُرْوَةَ عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي حُمَيْدٍ السَّاعِدِيِّ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ اسْتَعْمَلَ ابْنَ الأُتَبِيَّةِ عَلَى صَدَقَاتِ بَنِي سُلَيْمٍ، فَلَمَّا جَاءَ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ وَحَاسَبَهُ قَالَ: هَذَا الَّذِي لَكُمْ، وَهَذِهِ هَدِيَّةٌ أُهْدِيَتْ لِي. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"فَهَلاَّ جَلَسْتَ فِي بَيْتِ أَبِيكَ وَبَيْتِ أُمِّكَ حَتَّى تَأْتِيَكَ هَدِيَّتُكَ، إِنْ كُنْتَ صَادِقًا؟!\" ثُمَّ قَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَخَطَبَ النَّاسَ وَحَمِدَ اللَّهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ ثُمَّ قَالَ: \"أَمَّا بَعْدُ فَإِنِّي أَسْتَعْمِلُ رِجَالاً مِنْكُمْ عَلَى أُمُورٍ مِمَّا وَلاَّنِي اللَّهُ، فَيَأْتِي أَحَدُكُمْ فَيَقُولُ: هَذَا لَكُمْ، وَهَذِهِ هَدِيَّةٌ أُهْدِيَتْ لِي. فَهَلاَّ جَلَسَ فِي بَيْتِ أَبِيهِ وَبَيْتِ أُمِّهِ حَتَّى تَأْتِيَهُ هَدِيَّتُهُ إِنْ كَانَ صَادِقًا؟! فَوَاللَّهِ لاَ يَأْخُذُ أَحَدُكُمْ مِنْهَا شَيْئًا - قَالَ هِشَامٌ: بِغَيْرِ حَقِّهِ - إِلاَّ جَاءَ اللَّهَ يَحْمِلُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ. أَلاَ فَلأَعْرِفَنَّ مَا جَاءَ اللَّهَ رَجُلٌ بِبَعِيرٍ لَهُ رُغَاءٌ، أَوْ بِبَقَرَةٍ لَهَا خُوَارٌ، أَوْ شَاةٍ تَيْعَرُ\". - ثُمَّ رَفَعَ يَدَيْهِ حَتَّى رَأَيْتُ بَيَاضَ إِبْطَيْهِ - \"أَلاَ هَلْ بَلَّغْتُ؟\"",
    "albanian": "Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abde, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Ebu Humejd Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Pejgamberi ﷺ e angazhoi Ibn Utebijen për mbledhjen e zekatit të fisit benu sulejm. Pasi u kthye te Pejgamberi ﷺ dhe ai e mori në llogari, Ibn Utebije tha: “Kjo është (dhënë) për ju, kurse kjo tjetra është dhuratë që më është dhuruar mua.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Vallë, pse nuk qëndrove në shtëpinë e babait ose shtëpinë e nënës sate, e të shohësh pastaj nëse do të të dhurohej diçka apo jo?!” Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe u mbajti njerëzve një fjalim, në të cilin, pasi e lavdëroi Allahun, tha: “E, pas kësaj...! Vërtet ka raste kur unë angazhoj ndonjërin prej jush me ca punë për të cilat Allahu më ka bërë përgjegjës, ndërsa i tilli pastaj vjen dhe na thotë: “Kjo është për ju, kurse kjo më është dhuruar mua!” Vallë, pse nuk qëndron në shtëpinë e babait a të nënës së vet, e të shohë nëse po i dhurohet diçka apo jo, nëse është i sinqertë?! Betohem në Allahun se, ai që merr diçka nga zekati, - Hishami shton: padrejtësisht, - Ditën e Kiametit do të paraqitet para Allahut duke e bartur atë. Do t'i njoh ata që do ta takojnë Allahun duke bartur (në shpinë) një deve, e cila buluron, ose një lopë, e cila pëllet, ose një dele, e cila blegëron.” Pastaj i ngriti duart, saqë ia pashë bardhësinë e sqetullave (dhe tha): “ (O Allah!) A ua kumtova?”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7197.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7197.json"
  }
}