Sahihu i Buhariut — Hadithi 7203

Dispozitat · Transmetuesi: Abdullah ibn Dinari

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Sufjani se Abdullah ibn Dinari tregon: “Pasi njerëzit u mblodhën për t'ia dhënë besën Abdulmelikut, pashë Ibn Omerin që i shkroi atij: “Unë pajtohem që ta dëgjoj dhe t'i bindem robit të Allahut, Abdulmelikut, prijësit të besimtarëve, në përputhje me sunetin e Allahut dhe sunetin e të Dërguarit të Tij ﷺ, aq sa kam mundësi. Njëjtë pajtohen edhe bijtë e mi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى عَنْ سُفْيَانَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ دِينَارٍ قَالَ: شَهِدْتُ ابْنَ عُمَرَ حَيْثُ اجْتَمَعَ النَّاسُ عَلَى عَبْدِ الْمَلِكِ قَالَ: كَتَبَ: إِنِّي أُقِرُّ بِالسَّمْعِ وَالطَّاعَةِ لِعَبْدِاللهِ عَبْدِالْمَلِكِ، أَمِيرِ الْمُؤْمِنِينَ، عَلَى سُنَّةِ اللَّهِ وَسُنَّةِ رَسُولِهِ ﷺ مَا اسْتَطَعْتُ، وَإِنَّ بَنِيَّ قَدْ أَقَرُّوا بِمِثْلِ ذَلِكَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7203