Sahihu i Buhariut — Hadithi 721

Ezani · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur ta dinin çfarë (shpërblimi) përmban vajtja herët në xhami, do të garonin mes vete. Sikur ta dinin çfarë përmban namazi i jacisë dhe ai i sabahut, do të kishin ardhur, qoftë dhe zvarrë. Dhe, sikur ta dinin çfarë përmban safi i parë, do të hidhnin short për të.”

Arabisht

وَقَالَ: "وَلَوْ يَعْلَمُونَ مَا فِي التَّهْجِيرِ لاَسْتَبَقُوا، وَلَوْ يَعْلَمُونَ مَا فِي الْعَتَمَةِ وَالصُّبْحِ لأَتَوْهُمَا وَلَوْ حَبْوًا، وَلَوْ يَعْلَمُونَ مَا فِي الصَّفِّ الْمُقَدَّمِ لاَسْتَهَمُوا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/721