Abdani transmeton nga Ebu Hamzai, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Tre personave Allahu nuk u flet në Ditën e Kiametit e nuk i pastron, por i dënon dhembshëm: 1. Atij që posedon ujë me tepricë përskaj rrugës, por i pengon udhëtarët të pinë; 2. Atij që i besatohet një prijësi vetëm për interes të kësaj bote: nëse i jep pasuri, e çon në vend besatimin, e, nëse nuk i jep, nuk e zbaton; 3. Atij që e ekspozon produktin dikur pas ikindisë dhe betohet në Allahun se i kanë ofruar kaq e kaq për të, ndërsa tjetri i beson dhe ia blen, por, ç'është e vërteta, atij s'i është premtuar asgjë.”
حَدَّثَنَا عَبْدَانُ عَنْ أَبِي حَمْزَةَ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ أَبِي صَالِحٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "ثَلاَثَةٌ لاَ يُكَلِّمُهُمُ اللَّهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ، وَلاَ يُزَكِّيهِمْ، وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ: ١. رَجُلٌ عَلَى فَضْلِ مَاءٍ بِالطَّرِيقِ يَمْنَعُ مِنْهُ ابْنَ السَّبِيلِ، ٢. وَرَجُلٌ بَايَعَ إِمَامًا لاَ يُبَايِعُهُ إِلاَّ لِدُنْيَاهُ، إِنْ أَعْطَاهُ مَا يُرِيدُ وَفَى لَهُ، وَإِلاَّ لَمْ يَفِ لَهُ، ٣. وَرَجُلٌ بَايَعَ رَجُلاً بِسِلْعَةٍ بَعْدَ الْعَصْرِ فَحَلَفَ بِاللَّهِ لَقَدْ أُعْطِيَ بِهَا كَذَا وَكَذَا فَصَدَّقَهُ، فَأَخَذَهَا، وَلَمْ يُعْطَ بِهَا".