Sahihu i Buhariut — Hadithi 7217

Dispozitat · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Jahja ibn Jahjai na ka thënë: Na ka rrëfyer Sulejman ibn Bilali, e ky nga Jahja ibn Seidi se Kasim ibn Muhamedi tregon se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ah, ç'po më dhemb koka!” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Nëse ndodh kjo (të vdesësh) duke qenë unë gjallë, unë kërkoj falje dhe lutem për ty.” Aishja tha: “Oh, çfarë sprove! Për Allahun, unë mendoj se ti dëshron që unë të vdes. Po të ndodhte kjo, në fund të ditës ti do të hyje dhëndër te ndonjë nga gratë e tua.” Atëherë Pejgamberi ﷺ i tha: “Në të vërtetë, edhe mua po më dhemb shumë koka! Unë doja të dërgoja dikë tek Ebu Bekri dhe djali i tij e të caktoja halifen (në vendin tim) , që njerëzit të mos flasin e lakmitarët të mos lakmojnë. Allahu refuzon (dikë tjetër pos Ebu Bekrit) , e edhe besimtarët.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ يَحْيَى: أَخْبَرَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ بِلاَلٍ عَنْ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ قَالَ: سَمِعْتُ الْقَاسِمَ بْنَ مُحَمَّدٍ قَالَ: قَالَتْ عَائِشَةُ - رضى الله عنها -: وَارَأْسَاهْ! فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "ذَاكِ لَوْ كَانَ وَأَنَا حَيٌّ فَأَسْتَغْفِرُ لَكِ وَأَدْعُو لَكِ". فَقَالَتْ عَائِشَةُ: وَاثُكْلِيَاهْ! وَاللَّهِ إِنِّي لأَظُنُّكَ تُحِبُّ مَوْتِي. وَلَوْ كَانَ ذَلِكَ لَظَلِلْتَ آخِرَ يَوْمِكَ مُعَرِّسًا بِبَعْضِ أَزْوَاجِكَ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "بَلْ أَنَا وَارَأْسَاهْ! لَقَدْ هَمَمْتُ - أَوْ: أَرَدْتُ - أَنْ أُرْسِلَ إِلَى أَبِي بَكْرٍ وَابْنِهِ فَأَعْهَدَ؛ أَنْ يَقُولَ الْقَائِلُونَ، أَوْ يَتَمَنَّى الْمُتَمَنُّونَ، ثُمَّ قُلْتُ: يَأْبَى اللَّهُ وَيَدْفَعُ الْمُؤْمِنُونَ ، أَوْ: يَدْفَعُ اللَّهُ وَيَأْبَى الْمُؤْمِنُونَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7217