{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/7219",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/7219",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 7219",
  "text": "Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar hutben e Omerit të nesërmen e vdekjes së Pejgamberit ﷺ. Thotë: “Pasi u ul në minber dhe filloi me lavdërimin e Allahut, teksa Ebu Bekri po qëndronte i heshtur dhe nuk po fliste, Omeri tha: “Kam shpresuar që Pejgamberi ﷺ të ishte i fundit nga ne, - kishte për qëllim që i Dërguari i Allahut ﷺ të ishte i fundit prej atyre që të jetonte, - por, meqenëse Muhamedi ﷺ ka vdekur, (dijeni se) Allahu i Lartësuar ka vënë në mesin tuaj një dritë që ju të udhëzoheni nëpërmjet saj, me të cilën Allahu e ka udhëzuar Muhamedin ﷺ. Kështu, Ebu Bekri, shoku i të Dërguarit të Allahut ﷺ, i dyti i të dyve (që ishin në shpellë), është më meritori ndër muslimanë t'i marrë përsipër çështjet tuaja, andaj ngrihuni dhe jepjani besën.” Ç'është e vërteta, një pjesë e tyre tashmë i ishin besatuar, kur ishin në tendën e fisit benu saide, porse besatimi i përgjithshëm u krye këtu, kur ai doli në minber.” Zuhriu transmeton nga Enes ibn Maliku se ka thënë: “Atë ditë e kam dëgjuar Omerin duke i thënë Ebu Bekrit: “Ngjitu në minber\"; dhe këmbënguli në këtë derisa ai u ngjit në minber e, në atë rast të gjithë njerëzit ia dhanë besën.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Dispozitat",
    "position": 93,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/93/dispozitat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 7219",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ مُوسَى: أَخْبَرَنَا هِشَامٌ عَنْ مَعْمَرٍ، عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَخْبَرَنِي أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ - رضى الله عنه -: أَنَّهُ سَمِعَ خُطْبَةَ عُمَرَ الآخِرَةَ، حِينَ جَلَسَ عَلَى الْمِنْبَرِ، وَذَلِكَ الْغَدُ مِنْ يَوْمٍ تُوُفِّيَ النَّبِيُّ ﷺ. فَتَشَهَّدَ وَأَبُو بَكْرٍ صَامِتٌ لاَ يَتَكَلَّمُ. قَالَ: كُنْتُ أَرْجُو أَنْ يَعِيشَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حَتَّى يَدْبُرَنَا - يُرِيدُ بِذَلِكَ: أَنْ يَكُونَ آخِرَهُمْ - فَإِنْ يَكُ مُحَمَّدٌ ﷺ قَدْ مَاتَ، فَإِنَّ اللَّهَ تَعَالَى قَدْ جَعَلَ بَيْنَ أَظْهُرِكُمْ نُورًا تَهْتَدُونَ بِهِ، بِمَا هَدَى اللَّهُ مُحَمَّدًا ﷺ. وَإِنَّ أَبَا بَكْرٍ صَاحِبُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ ثَانِي اثْنَيْنِ، فَإِنَّهُ أَوْلَى الْمُسْلِمِينَ بِأُمُورِكُمْ، فَقُومُوا فَبَايِعُوهُ! وَكَانَتْ طَائِفَةٌ مِنْهُمْ قَدْ بَايَعُوهُ قَبْلَ ذَلِكَ فِي سَقِيفَةِ بَنِي سَاعِدَةَ، وَكَانَتْ بَيْعَةُ الْعَامَّةِ عَلَى الْمِنْبَرِ. قَالَ الزُّهْرِيُّ عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ: سَمِعْتُ عُمَرَ يَقُولُ لأَبِي بَكْرٍ يَوْمَئِذٍ: اصْعَدِ الْمِنْبَرَ. فَلَمْ يَزَلْ بِهِ حَتَّى صَعِدَ الْمِنْبَرَ، فَبَايَعَهُ النَّاسُ عَامَّةً.",
    "albanian": "Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar hutben e Omerit të nesërmen e vdekjes së Pejgamberit ﷺ. Thotë: “Pasi u ul në minber dhe filloi me lavdërimin e Allahut, teksa Ebu Bekri po qëndronte i heshtur dhe nuk po fliste, Omeri tha: “Kam shpresuar që Pejgamberi ﷺ të ishte i fundit nga ne, - kishte për qëllim që i Dërguari i Allahut ﷺ të ishte i fundit prej atyre që të jetonte, - por, meqenëse Muhamedi ﷺ ka vdekur, (dijeni se) Allahu i Lartësuar ka vënë në mesin tuaj një dritë që ju të udhëzoheni nëpërmjet saj, me të cilën Allahu e ka udhëzuar Muhamedin ﷺ. Kështu, Ebu Bekri, shoku i të Dërguarit të Allahut ﷺ, i dyti i të dyve (që ishin në shpellë), është më meritori ndër muslimanë t'i marrë përsipër çështjet tuaja, andaj ngrihuni dhe jepjani besën.” Ç'është e vërteta, një pjesë e tyre tashmë i ishin besatuar, kur ishin në tendën e fisit benu saide, porse besatimi i përgjithshëm u krye këtu, kur ai doli në minber.” Zuhriu transmeton nga Enes ibn Maliku se ka thënë: “Atë ditë e kam dëgjuar Omerin duke i thënë Ebu Bekrit: “Ngjitu në minber\"; dhe këmbënguli në këtë derisa ai u ngjit në minber e, në atë rast të gjithë njerëzit ia dhanë besën.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7219.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7219.json"
  }
}