Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga babai i tij, e ky nga Muhamedi, i biri i Xhubejr ibn Mutëimit, se Xhubejr ibn Mutëimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua vajti te Pejgamberi ﷺ dhe bisedoi me të për një çështje, por ai e urdhëroi të vinte një herë tjetër.” Ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut! Po erdha e nuk të gjeta?” - sikur aludonte në vdekjen e tij. - Pejgamberi ﷺ i tha: “Nëse nuk më gjen mua, shko tek Ebu Bekri.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ سَعْدٍ عَنْ أَبِيهِ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ جُبَيْرِ بْنِ مُطْعِمٍ ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: أَتَتِ النَّبِيَّ ﷺ امْرَأَةٌ فَكَلَّمَتْهُ فِي شَىْءٍ، فَأَمَرَهَا أَنْ تَرْجِعَ إِلَيْهِ، قَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَرَأَيْتَ إِنْ جِئْتُ وَلَمْ أَجِدْكَ - كَأَنَّهَا تُرِيدُ الْمَوْتَ -؟ قَالَ: "إِنْ لَمْ تَجِدِينِي فَأْتِي أَبَا بَكْرٍ".