Sahihu i Buhariut — Hadithi 7225

Dispozitat · Transmetuesi: Kab ibn Malik Ensariu

Shqip

Jahja ibn Bukejri më ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Abdurrahman ibn Abdullahu ibn Kab ibn Maliku se Abdullahu, i biri i Kab ibn Malikut, i cili e ndihmonte Kabin kur u verbua, tregon: “E kam dëgjuar Kab ibn Malikun, pasi pati ngelur pa marrë pjesë me të Dërguarin e Allahut ﷺ në Betejën e Tebukut...”, - dhe rrëfeu hadithin e plotë, - ku, ndër të tjera, përmendi: “ I Dërguari i Allahut ﷺ i ndaloi muslimanët të na flisnin, andaj ashtu pritëm pesëdhjetë net radhazi, derisa, në fund, i Dërguari i Allahut ﷺ na kumtoi lajmin se Allahu na e kishte pranuar pendimin.”

Arabisht

حَدَّثَنِي يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ كَعْبِ بْنِ مَالِكٍ: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ كَعْبِ بْنِ مَالِكٍ، وَكَانَ قَائِدَ كَعْبٍ مِنْ بَنِيهِ حِينَ عَمِيَ قَالَ: سَمِعْتُ كَعْبَ بْنَ مَالِكٍ قَالَ: لَمَّا تَخَلَّفَ عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي غَزْوَةِ تَبُوكَ - فَذَكَرَ حَدِيثَهُ - وَنَهَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الْمُسْلِمِينَ عَنْ كَلاَمِنَا. فَلَبِثْنَا عَلَى ذَلِكَ خَمْسِينَ لَيْلَةً. وَآذَنَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِتَوْبَةِ اللَّهِ عَلَيْنَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7225