Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejman ibn Bilali, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky e ka dëgjuar Abdullah ibn Amir ibn Rebia se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, Pejgamberi ﷺ nuk mund të flinte, andaj tha: “Ah, sikur të më ruante sonte ndonjë burrë i mirë prej shokëve të mi.” Kur ja, papritmas dëgjuam tringëllimën e armëve dhe Pejgamberi ﷺ pyeti: “Kush është?” U përgjigj: “Jam Sadi, o i Dërguari i Allahut, erdha të të ruaj!” Kështu, Pejgamberi ﷺ fjeti qetë, saqë dëgjohej duke gërhitur.” Ebu Abdullahu (Buhariu) shton: “Aishja tregon se Bilali thoshte: "A thua vallë, do të buj ndonjë natë, Në luginën me idhhir e xhelil"; gjë të cilën ia tregova Pejgamberit ﷺ.”
حَدَّثَنَا خَالِدُ بْنُ مَخْلَدٍ: حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ بِلاَلٍ: حَدَّثَنِي يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ: سَمِعْتُ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عَامِرِ بْنِ رَبِيعَةَ قَالَ: قَالَتْ عَائِشَةُ: أَرِقَ النَّبِيُّ ﷺ ذَاتَ لَيْلَةٍ فَقَالَ: "لَيْتَ رَجُلاً صَالِحًا مِنْ أَصْحَابِي يَحْرُسُنِي اللَّيْلَةَ". إِذْ سَمِعْنَا صَوْتَ السِّلاَحِ قَالَ: "مَنْ هَذَا؟" قِيلَ: سَعْدٌ يَا رَسُولَ اللَّهِ، جِئْتُ أَحْرُسُكَ. فَنَامَ النَّبِيُّ ﷺ حَتَّى سَمِعْنَا غَطِيطَهُ. قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: وَقَالَتْ عَائِشَةُ: قَالَ بِلاَلٌ: أَلاَ لَيْتَ شِعْرِي هَلْ أَبِيتَنَّ لَيْلَةً، بِوَادٍ وَحَوْلِي إِذْخِرٌ وَجَلِيلُ. فَأَخْبَرْتُ النَّبِيَّ ﷺ.