Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Zilia është e ndaluar, përveç në dy raste: 1. Ndaj personit që Allahu ia ka mundësuar të mësojë Kuranin dhe ai e lexon atë natë e ditë, kështu, njeriu thotë: “Po të më mundësohej edhe mua njëjtë sikurse filanit, do të veproja siç vepron ai!” 2. Ndaj personit që Allahu i ka dhënë pasuri dhe ai e shpenzon në mirësi, kështu, njeriu thotë: “Po të më jepej edhe mua sikurse filanit, do të veproja siç vepron ai!” Po ashtu Kutejbe na ka thënë: “Këtë na ka treguar Xheriri.”
حَدَّثَنَا عُثْمَانُ بْنُ أَبِي شَيْبَةَ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ أَبِي صَالِحٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لاَ تَحَاسُدَ إِلاَّ فِي اثْنَتَيْنِ: ١. رَجُلٌ آتَاهُ اللَّهُ الْقُرْآنَ، فَهْوَ يَتْلُوهُ آنَاءَ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ يَقُولُ: لَوْ أُوتِيتُ مِثْلَ مَا أُوتِيَ هَذَا لَفَعَلْتُ كَمَا يَفْعَلُ. ٢. وَرَجُلٌ آتَاهُ اللَّهُ مَالاً يُنْفِقُهُ فِي حَقِّهِ فَيَقُولُ: لَوْ أُوتِيتُ مِثْلَ مَا أُوتِيَ هَذَا لَفَعَلْتُ كَمَا يَفْعَلُ". حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ، بِهَذَا.