{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/7239",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/7239",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 7239",
  "text": "Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri se Atai tregon: “Një natë, Pejgamberi ﷺ e vonoi namazin e jacisë, e atëherë Omeri doli dhe tha: “Namazi, o i Dërguari i Allahut! Gratë dhe fëmijët janë kotur.” Kështu, Pejgamberi ﷺ doli, teksa koka i pikonte ujë dhe tha: “Sikur të mos më dukej e rëndë për umetin tim, - ose ka thënë: për njerëzit, - e edhe Sufjani e ka transmetuar shprehjen: për umetin tim, - do t'i urdhëroja ta falnin (jacinë) në këtë kohë.” Ibn Xhurejxhi transmeton nga Atai, e ky nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Një natë, Pejgamberi ﷺ e vonoi këtë namaz (jacinë), andaj Omeri erdhi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, gratë dhe fëmijët janë kotur. Kështu, Pejgamberi ﷺ doli, teksa ujin e fshinte prej anës së tij dhe tha: “Kjo është koha e saj (më e preferuar) , sikur të mos më dukej e rëndë për umetin tim.” ِ Amri ka thënë: “Na ka treguar Atai, në zinxhirin e të cilit nuk ndodhet Ibn Abasi, se: “Sa i përket Amrit, ka thënë: “Koka i pikonte ujë”, kurse Ibn Xhurejxhi ka thënë: “Ujin e fshinte prej anës së tij.” Po ashtu, Amri e ka transmetuar: “... sikur të mos më dukej e rëndë për umetin tim .” Ndërkaq, Ibn Xhurejxhi e ka transmetuar: “Kjo është koha e saj (më e preferuar) , sikur të mos më dukej e rëndë për umetin tim.” Ibrahim ibn Mundhiri ka thënë: “Na ka treguar Mani, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Muslimi nga Amri, e ky nga Atai, e ky nga Ibn Abasi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Dëshirat",
    "position": 94,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/94/deshirat"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 7239",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَلِيٌّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: قَالَ عَمْرٌو: حَدَّثَنَا عَطَاءٌ قَالَ: أَعْتَمَ النَّبِيُّ ﷺ بِالْعِشَاءِ فَخَرَجَ عُمَرُ فَقَالَ: الصَّلاَةَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، رَقَدَ النِّسَاءُ وَالصِّبْيَانُ. فَخَرَجَ وَرَأْسُهُ يَقْطُرُ يَقُولُ: \"لَوْلاَ أَنْ أَشُقَّ عَلَى أُمَّتِي - أَوْ عَلَى النَّاسِ، وَقَالَ سُفْيَانُ: أَيْضًا، عَلَى أُمَّتِي - لأَمَرْتُهُمْ بِالصَّلاَةِ هَذِهِ السَّاعَةَ\". قَالَ ابْنُ جُرَيْجٍ عَنْ عَطَاءٍ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: أَخَّرَ النَّبِيُّ ﷺ هَذِهِ الصَّلاَةَ فَجَاءَ عُمَرُ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ رَقَدَ النِّسَاءُ وَالْوِلْدَانُ. فَخَرَجَ وَهُوَ يَمْسَحُ الْمَاءَ عَنْ شِقِّهِ يَقُولُ: \"إِنَّهُ لَلْوَقْتُ، لَوْلاَ أَنْ أَشُقَّ عَلَى أُمَّتِي\". وَقَالَ عَمْرٌو: حَدَّثَنَا عَطَاءٌ: لَيْسَ فِيهِ ابْنُ عَبَّاسٍ أَمَّا عَمْرٌو فَقَالَ: رَأْسُهُ يَقْطُرُ. وَقَالَ ابْنُ جُرَيْجٍ: يَمْسَحُ الْمَاءَ عَنْ شِقِّهِ. وَقَالَ عَمْرٌو: \"لَوْلاَ أَنْ أَشُقَّ عَلَى أُمَّتِي\". وَقَالَ ابْنُ جُرَيْجٍ: \"إِنَّهُ لَلْوَقْتُ، لَوْلاَ أَنْ أَشُقَّ عَلَى أُمَّتِي\". وَقَالَ إِبْرَاهِيمُ بْنُ الْمُنْذِرِ: حَدَّثَنَا مَعْنٌ: حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ مُسْلِمٍ، عَنْ عَمْرٍو، عَنْ عَطَاءٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.",
    "albanian": "Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri se Atai tregon: “Një natë, Pejgamberi ﷺ e vonoi namazin e jacisë, e atëherë Omeri doli dhe tha: “Namazi, o i Dërguari i Allahut! Gratë dhe fëmijët janë kotur.” Kështu, Pejgamberi ﷺ doli, teksa koka i pikonte ujë dhe tha: “Sikur të mos më dukej e rëndë për umetin tim, - ose ka thënë: për njerëzit, - e edhe Sufjani e ka transmetuar shprehjen: për umetin tim, - do t'i urdhëroja ta falnin (jacinë) në këtë kohë.” Ibn Xhurejxhi transmeton nga Atai, e ky nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Një natë, Pejgamberi ﷺ e vonoi këtë namaz (jacinë), andaj Omeri erdhi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, gratë dhe fëmijët janë kotur. Kështu, Pejgamberi ﷺ doli, teksa ujin e fshinte prej anës së tij dhe tha: “Kjo është koha e saj (më e preferuar) , sikur të mos më dukej e rëndë për umetin tim.” ِ Amri ka thënë: “Na ka treguar Atai, në zinxhirin e të cilit nuk ndodhet Ibn Abasi, se: “Sa i përket Amrit, ka thënë: “Koka i pikonte ujë”, kurse Ibn Xhurejxhi ka thënë: “Ujin e fshinte prej anës së tij.” Po ashtu, Amri e ka transmetuar: “... sikur të mos më dukej e rëndë për umetin tim .” Ndërkaq, Ibn Xhurejxhi e ka transmetuar: “Kjo është koha e saj (më e preferuar) , sikur të mos më dukej e rëndë për umetin tim.” Ibrahim ibn Mundhiri ka thënë: “Na ka treguar Mani, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Muslimi nga Amri, e ky nga Atai, e ky nga Ibn Abasi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7239.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7239.json"
  }
}