Sahihu i Buhariut — Hadithi 7247

Transmetimet nga një person · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Tejmiu, e ky nga Ebu Othmani se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Askush të mos e ndërpresë syfyrin kur e dëgjon ezanin e Bilalit, sepse ai e thërret ezanin gjatë natës, që ta lajmërojë atë që është duke u falur dhe atë që është duke fjetur. Agimi i vërtetë nuk është kështu, - Jahjai (transmetuesi) i bashkoi shuplakat (duke e treguar dritën vertikale), - por derisa të bëhet kështu”, - Jahjai i shtriu dy gishtat tregues (duke e treguar dritën horizontale).

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ، عَنْ يَحْيَى، عَنِ التَّيْمِيِّ، عَنْ أَبِي عُثْمَانَ، عَنِ ابْنِ مَسْعُودٍ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لاَ يَمْنَعَنَّ أَحَدَكُمْ أَذَانُ بِلاَلٍ مِنْ سَحُورِهِ، فَإِنَّهُ يُؤَذِّنُ - أَوْ قَالَ: يُنَادِي - لِيَرْجِعَ قَائِمَكُمْ، وَيُنَبِّهَ نَائِمَكُمْ، وَلَيْسَ الْفَجْرُ أَنْ يَقُولَ هَكَذَا - وَجَمَعَ يَحْيَى كَفَّيْهِ - حَتَّى يَقُولَ هَكَذَا". وَمَدَّ يَحْيَى إِصْبَعَيْهِ السَّبَّابَتَيْنِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7247