Sahihu i Buhariut — Hadithi 7251

Transmetimet nga një person · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një ditë, teksa njerëzit ishin duke e falur namazin e sabahut në xhaminë e Kubasë, u vajti një lajmëtar dhe u tha: “Sonte të Dërguarit të Allahut ﷺ i ka zbritur një pjesë e Kuranit dhe është urdhëruar të drejtohet nga Qabeja, andaj drejtohuni nga ajo!” Ata ishin të kthyer në drejtim të Shamit, kështu që u kthyen nga Qabeja.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ دِينَارٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ قَالَ: بَيْنَا النَّاسُ بِقُبَاءٍ فِي صَلاَةِ الصُّبْحِ إِذْ جَاءَهُمْ آتٍ فَقَالَ: إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَدْ أُنْزِلَ عَلَيْهِ اللَّيْلَةَ قُرْآنٌ، وَقَدْ أُمِرَ أَنْ يَسْتَقْبِلَ الْكَعْبَةَ فَاسْتَقْبِلُوهَا. وَكَانَتْ وُجُوهُهُمْ إِلَى الشَّامِ فَاسْتَدَارُوا إِلَى الْكَعْبَةِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7251