{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/7260",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/7260",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 7260",
  "text": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po rrinim me të Dërguarin e Allahut ﷺ, një beduin u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, gjyko për mua me Librin e Allahut!” Hasmi i tij u ngrit dhe tha: “Ashtu është, o i Dërguari i Allahut! Gjyko për të sipas Librit të Allahut dhe më lejo të flas.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Fol!” Ai vazhdoi: “Djali im ishte argat te ky dhe bëri zina me gruan e tij. Më thanë se biri im duhet të dënohet me gurëzim, por unë e shpagova me njëqind dele dhe një shërbëtore. Më pas i pyeta dijetarët dhe më thanë se gruaja e tij duhet të gurëzohet, ndërsa biri im duhet të dënohet me njëqind fshikullima dhe të dëbohet për një vit.” Atëherë Pejgamberi ﷺ i tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se do të gjykoj mes jush me Librin e Allahut. Sa i përket shërbëtores dhe deleve, duhet të të kthehen, ndërsa biri yt duhet të dënohet me njëqind fshikullima dhe të dëbohet nga vendi për një vit. Kurse ti, o Unejs, - një burri të fisit eslem, - shko te gruaja e këtij dhe, nëse pranon (fajin) , gurëzoje!” Kështu, Unejsi shkoi dhe ajo pranoi (fajin), andaj e gurëzoi.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Transmetimet nga një person",
    "position": 95,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/95/transmetimet-nga-nje-person"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 7260",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Hurejra"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "وَحَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَخْبَرَنِي عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ بْنِ مَسْعُودٍ، أَنَّ أَبَا هُرَيْرَةَ قَالَ: بَيْنَمَا نَحْنُ عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ إِذْ قَامَ رَجُلٌ مِنَ الأَعْرَابِ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، اقْضِ لِي بِكِتَابِ اللَّهِ. فَقَامَ خَصْمُهُ فَقَالَ: صَدَقَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، اقْضِ لَهُ بِكِتَابِ اللَّهِ، وَأْذَنْ لِي. فَقَالَ لَهُ النَّبِيُّ ﷺ: \"قُلْ\". فَقَالَ: إِنَّ ابْنِي كَانَ عَسِيفًا عَلَى هَذَا - وَالْعَسِيفُ الأَجِيرُ - فَزَنَى بِامْرَأَتِهِ فَأَخْبَرُونِي أَنَّ عَلَى ابْنِي الرَّجْمَ، فَافْتَدَيْتُ مِنْهُ بِمِائَةٍ مِنَ الْغَنَمِ وَوَلِيدَةٍ، ثُمَّ سَأَلْتُ أَهْلَ الْعِلْمِ فَأَخْبَرُونِي أَنَّ عَلَى امْرَأَتِهِ الرَّجْمَ، وَأَنَّمَا عَلَى ابْنِي جَلْدُ مِائَةٍ وَتَغْرِيبُ عَامٍ. فَقَالَ: \"وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لَأَقْضِيَنَّ بَيْنَكُمَا بِكِتَابِ اللَّهِ، أَمَّا الْوَلِيدَةُ وَالْغَنَمُ فَرُدُّوهَا، وَأَمَّا ابْنُكَ فَعَلَيْهِ جَلْدُ مِائَةٍ وَتَغْرِيبُ عَامٍ، وَأَمَّا أَنْتَ يَا أُنَيْسُ - لِرَجُلٍ مِنْ أَسْلَمَ ـ فَاغْدُ عَلَى امْرَأَةِ هَذَا، فَإِنِ اعْتَرَفَتْ فَارْجُمْهَا\". فَغَدَا عَلَيْهَا أُنَيْسٌ فَاعْتَرَفَتْ فَرَجَمَهَا.",
    "albanian": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po rrinim me të Dërguarin e Allahut ﷺ, një beduin u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, gjyko për mua me Librin e Allahut!” Hasmi i tij u ngrit dhe tha: “Ashtu është, o i Dërguari i Allahut! Gjyko për të sipas Librit të Allahut dhe më lejo të flas.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Fol!” Ai vazhdoi: “Djali im ishte argat te ky dhe bëri zina me gruan e tij. Më thanë se biri im duhet të dënohet me gurëzim, por unë e shpagova me njëqind dele dhe një shërbëtore. Më pas i pyeta dijetarët dhe më thanë se gruaja e tij duhet të gurëzohet, ndërsa biri im duhet të dënohet me njëqind fshikullima dhe të dëbohet për një vit.” Atëherë Pejgamberi ﷺ i tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se do të gjykoj mes jush me Librin e Allahut. Sa i përket shërbëtores dhe deleve, duhet të të kthehen, ndërsa biri yt duhet të dënohet me njëqind fshikullima dhe të dëbohet nga vendi për një vit. Kurse ti, o Unejs, - një burri të fisit eslem, - shko te gruaja e këtij dhe, nëse pranon (fajin) , gurëzoje!” Kështu, Unejsi shkoi dhe ajo pranoi (fajin), andaj e gurëzoi.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7260.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7260.json"
  }
}