Sahihu i Buhariut — Hadithi 7262

Transmetimet nga një person · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ebu Othmani se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Një ditë, Pejgamberi ﷺ hyri në një kopsht dhe më urdhëroi ta ruaj derën e kopshtit. Ndërkohë, erdhi një burrë dhe kërkoi leje për të hyrë, e në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “Jepi leje dhe përgëzoje me Xhenet.” Ky ishte Ebu Bekri. Pastaj erdhi Omeri dhe Pejgamberi ﷺ tha: “Jepi leje dhe përgëzoje me Xhenet.” Pastaj erdhi Othmani dhe Pejgamberi ﷺ tha: “Jepi leje dhe përgëzoje me Xhenet.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ أَبِي عُثْمَانَ، عَنْ أَبِي مُوسَى، أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ دَخَلَ حَائِطًا وَأَمَرَنِي بِحِفْظِ الْبَابِ فَجَاءَ رَجُلٌ يَسْتَأْذِنُ فَقَالَ: "ائْذَنْ لَهُ، وَبَشِّرْهُ بِالْجَنَّةِ". فَإِذَا أَبُو بَكْرٍ، ثُمَّ جَاءَ عُمَرُ فَقَالَ: "ائْذَنْ لَهُ، وَبَشِّرْهُ بِالْجَنَّةِ". ثُمَّ جَاءَ عُثْمَانُ فَقَالَ: "ائْذَنْ لَهُ، وَبَشِّرْهُ بِالْجَنَّةِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7262