{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/7266",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/7266",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 7266",
  "text": "Ali ibn Xhadi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe; [t]: Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Nadri, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe se Ebu Xhemra tregon: “Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) më ulte në vendin e tij, kështu që (një ditë) më tha: “Kur delegacioni i Abdulkajsit vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ, ky u tha: “Cilët jeni ju, o delegatë?” - Jemi nga fisi rebia, - i thanë ata. - “Mirë se erdhët, o delegatë dhe o njerëz! Nuk do të jeni as të poshtëruar e as pishman (që keni ardhur tek unë) ” , - u tha ai. - O i Dërguari i Allahut, në mes nesh e teje ndodhen jobesimtarët e Mudarit, andaj na urdhëro diçka konkrete, që me të të fitojmë Xhenetin dhe t'i njoftojmë edhe ata që i kemi lënë mbrapa, - thanë ata pastaj e pyetën rreth pijeve. Atëherë, Pejgamberi ﷺ ua ndaloi katër gjëra dhe ua urdhëroi katër të tjera: 1. I urdhëroi ta besonin Allahun, dhe në atë rast i pyeti: “A dini ç'është besimi në Allahun?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - iu përgjigjën ata. - “Dëshmia se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, 2. Faljen e namazit, 3. Dhënien e zekatit, 4. - Më duket se përmendi edhe: agjërimin e Ramazanit, - dhe 5. Dhënien e një të pestës nga preja e luftës” , - u tha ai. Po ashtu, ua ndaloi katër gjëra: enën nga kungulli, shtambën, vorbën e katranosur dhe varelën, ose ka përmendur edhe koritën (enë në të cilat përgatitej alkooli). Në fund, u tha: “Mësoni mirë këto gjëra dhe njoftoni edhe të tjerët mbrapa jush.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Transmetimet nga një person",
    "position": 95,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/95/transmetimet-nga-nje-person"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 7266",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ الْجَعْدِ: أَخْبَرَنَا شُعْبَةُ؛ [ح:] وَحَدَّثَنِي إِسْحَاقُ: أَخْبَرَنَا النَّضْرُ: أَخْبَرَنَا شُعْبَةُ، عَنْ أَبِي جَمْرَةَ قَالَ: كَانَ ابْنُ عَبَّاسٍ يُقْعِدُنِي عَلَى سَرِيرِهِ فَقَالَ: إِنَّ وَفْدَ عَبْدِ الْقَيْسِ لَمَّا أَتَوْا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: \"مَنِ الْوَفْدُ؟\" قَالُوا: رَبِيعَةُ. قَالَ: \"مَرْحَبًا بِالْوَفْدِ وَالْقَوْمِ، غَيْرَ خَزَايَا وَلاَ نَدَامَى\". قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ بَيْنَنَا وَبَيْنَكَ كُفَّارَ مُضَرَ، فَمُرْنَا بِأَمْرٍ نَدْخُلُ بِهِ الْجَنَّةَ، وَنُخْبِرُ بِهِ مَنْ وَرَاءَنَا فَسَأَلُوا عَنِ الأَشْرِبَةِ، فَنَهَاهُمْ عَنْ أَرْبَعٍ وَأَمَرَهُمْ بِأَرْبَعٍ: ١. أَمَرَهُمْ بِالإِيمَانِ بِاللَّهِ قَالَ: \"هَلْ تَدْرُونَ مَا الإِيمَانُ بِاللَّهِ؟\" قَالُوا: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ. قَالَ: \"شَهَادَةُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ ، ٢. وَإِقَامُ الصَّلاَةِ ، ٣. وَإِيتَاءُ الزَّكَاةِ ، ٤. - وَأَظُنُّ فِيهِ ـ صِيَامُ رَمَضَانَ ، ٥. وَتُؤْتُوا مِنَ الْمَغَانِمِ الْخُمُسَ\". وَنَهَاهُمْ عَنِ الدُّبَّاءِ، وَالْحَنْتَمِ، وَالْمُزَفَّتِ، وَالنَّقِيرِ، وَرُبَّمَا قَالَ: الْمُقَيَّرِ. قَالَ: \"احْفَظُوهُنَّ، وَأَبْلِغُوهُنَّ مَنْ وَرَاءَكُمْ\".",
    "albanian": "Ali ibn Xhadi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe; [t]: Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Nadri, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe se Ebu Xhemra tregon: “Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) më ulte në vendin e tij, kështu që (një ditë) më tha: “Kur delegacioni i Abdulkajsit vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ, ky u tha: “Cilët jeni ju, o delegatë?” - Jemi nga fisi rebia, - i thanë ata. - “Mirë se erdhët, o delegatë dhe o njerëz! Nuk do të jeni as të poshtëruar e as pishman (që keni ardhur tek unë) ” , - u tha ai. - O i Dërguari i Allahut, në mes nesh e teje ndodhen jobesimtarët e Mudarit, andaj na urdhëro diçka konkrete, që me të të fitojmë Xhenetin dhe t'i njoftojmë edhe ata që i kemi lënë mbrapa, - thanë ata pastaj e pyetën rreth pijeve. Atëherë, Pejgamberi ﷺ ua ndaloi katër gjëra dhe ua urdhëroi katër të tjera: 1. I urdhëroi ta besonin Allahun, dhe në atë rast i pyeti: “A dini ç'është besimi në Allahun?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - iu përgjigjën ata. - “Dëshmia se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, 2. Faljen e namazit, 3. Dhënien e zekatit, 4. - Më duket se përmendi edhe: agjërimin e Ramazanit, - dhe 5. Dhënien e një të pestës nga preja e luftës” , - u tha ai. Po ashtu, ua ndaloi katër gjëra: enën nga kungulli, shtambën, vorbën e katranosur dhe varelën, ose ka përmendur edhe koritën (enë në të cilat përgatitej alkooli). Në fund, u tha: “Mësoni mirë këto gjëra dhe njoftoni edhe të tjerët mbrapa jush.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7266.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7266.json"
  }
}