Muhamed ibn Velidi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe se Teubete Anberiu tregon: “Shabiu më tha: “Ç'mendon për transmetimet e Hasenit nga Pejgamberi ﷺ? Ndërsa unë kam qëndruar tek Ibn Omeri dy vjet ose një vit e gjysmë, porse nuk e kam dëgjuar të ketë transmetuar nga Pejgamberi ﷺ përveç këtij hadithi: “Disa shokë të Pejgamberit ﷺ, në mesin e të cilëve ishte edhe Sadi, hëngrën mish, e atëherë njëra grua e Pejgamberit ﷺ i thirri ata duke u thënë: “Ai është mish i dabit”, kështu që ata u ndalën, por i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Hani, ose ushqejini të tjerët, sepse ai është hallall, - ose ka thënë: Nuk ka problem , - porse nuk është prej ushqimeve të mia.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْوَلِيدِ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ تَوْبَةَ الْعَنْبَرِيِّ قَالَ: قَالَ لِي الشَّعْبِيُّ: أَرَأَيْتَ حَدِيثَ الْحَسَنِ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ؟ وَقَاعَدْتُ ابْنَ عُمَرَ قَرِيبًا مِنْ سَنَتَيْنِ أَوْ سَنَةٍ وَنِصْفٍ فَلَمْ أَسْمَعْهُ يُحَدِّثُ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ غَيْرَ هَذَا. قَالَ: كَانَ نَاسٌ مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ ﷺ فِيهِمْ سَعْدٌ فَذَهَبُوا يَأْكُلُونَ مِنْ لَحْمٍ، فَنَادَتْهُمُ امْرَأَةٌ مِنْ بَعْضِ أَزْوَاجِ النَّبِيِّ ﷺ: إِنَّهُ لَحْمُ ضَبٍّ فَأَمْسَكُوا، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "كُلُوا أَوِ اطْعَمُوا فَإِنَّهُ حَلاَلٌ ـ أَوْ قَالَ: لاَ بَأْسَ بِهِ، شَكَّ فِيهِ ـ وَلَكِنَّهُ لَيْسَ مِنْ طَعَامِي".