Jusuf ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejd ibn Ebu Burde, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “I Dërguari i Allahut ﷺ u pyet rreth disa gjërave që nuk i pëlqenin dhe, kur e tepruan me pyetje, u hidhërua e tha: “Pyetni (çfarë të doni) !” Një burrë u ngrit dhe pyeti: - O i Dërguari i Allahut, kë kam baba unë? - “Baba e ke Hudhafen” , - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. Një tjetër u ngrit dhe tha: - O i Dërguari i Allahut, po babai im, kush është? - “Babai yt është Salimi, i çrobëruari i Shejbës” , - iu përgjigj ai ﷺ. Kur Omeri vërejti hidhërimin në fytyrën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, tha: “Pendohemi tek Allahu Fuqiplotë (që të kemi shqetësuar).”
حَدَّثَنَا يُوسُفُ بْنُ مُوسَى: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ عَنْ بُرَيْدِ بْنِ أَبِي بُرْدَةَ، عَنْ أَبِي بُرْدَةَ، عَنْ أَبِي مُوسَى الأَشْعَرِيِّ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - قَالَ: سُئِلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَنْ أَشْيَاءَ كَرِهَهَا، فَلَمَّا أَكْثَرُوا عَلَيْهِ الْمَسْأَلَةَ غَضِبَ وَقَالَ: "سَلُونِي!" فَقَامَ رَجُلٌ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، مَنْ أَبِي؟ قَالَ: "أَبُوكَ حُذَافَةُ". ثُمَّ قَامَ آخَرُ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، مَنْ أَبِي؟ فَقَالَ: "أَبُوكَ سَالِمٌ مَوْلَى شَيْبَةَ". فَلَمَّا رَأَى عُمَرُ مَا بِوَجْهِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ مِنَ الْغَضَبِ قَالَ: إِنَّا نَتُوبُ إِلَى اللَّهِ عَزَّ وَجَلَّ.