Sahihu i Buhariut — Hadithi 7295

Qëndrueshmëria në pasimin e Kuranit dhe Sunetit · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Revh ibn Ubade, e këtij i ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Musa ibn Enesi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri pyeti: “O i Dërguari i Allahut, kë kam baba unë?” - “Baba e ke filanin” , - i tha Pejgamberi ﷺ. Atëherë zbriti ajeti: “O besimtarë! Mos pyetni për gjëra që, sikur t'ju thuheshin haptazi, nuk do t'ju pëlqenin , e nëse pyetni për to gjatë kohës kur zbret Kurani, do t'ju dalë në shesh (dhe do ta ngarkoni veten pa nevojë). Allahu jua fali (pyetjet që i bëtë më herët); Allahu fal shumë dhe është i Butë (nuk nxiton në ndëshkime).” (Maide, 101)

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ الرَّحِيمِ: أَخْبَرَنَا رَوْحُ بْنُ عُبَادَةَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: أَخْبَرَنِي مُوسَى بْنُ أَنَسٍ قَالَ: سَمِعْتُ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - قَالَ: قَالَ رَجُلٌ: يَا نَبِيَّ اللَّهِ، مَنْ أَبِي؟ قَالَ: "أَبُوكَ فُلاَنٌ". فَنَزَلَتْ: ﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَسْأَلُوا عَنْ أَشْيَاءَ إِن تُبْدَ لَكُمْ تَسُؤْكُمْ وَإِن تَسْأَلُوا عَنْهَا حِينَ يُنَزَّلُ الْقُرْآنُ تُبْدَ لَكُمْ عَفَا اللَّـهُ عَنْهَا ۗ وَاللَّـهُ غَفُورٌ حَلِيمٌ ﴾ [المائدة: ١٠١]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7295