Sahihu i Buhariut — Hadithi 7299

Qëndrueshmëria në pasimin e Kuranit dhe Sunetit · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mos i lidhni ditët e agjërimit (pa iftar dhe syfyr) .” Njerëzit i thanë: “Por ti po i lidh.” Ai tha: “Unë nuk jam sikurse ju. Zoti im, gjatë natës, më ushqen me ngrënie e pije.” Por, ata nuk u ndalën, kështu që Pejgamberi ﷺ e lidhi agjërimin edhe dy ditë ose dy net, pastaj e panë hënën e re. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Sikur të vonohej hëna e re, do t'jua shtoja”, - si ndëshkim për ta (pasi refuzuan të ndaleshin).

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "لاَ تُوَاصِلُوا". قَالُوا: إِنَّكَ تُوَاصِلُ. قَالَ: "إِنِّي لَسْتُ مِثْلَكُمْ، إِنِّي أَبِيتُ يُطْعِمُنِي رَبِّي وَيَسْقِينِي". فَلَمْ يَنْتَهُوا عَنِ الْوِصَالِ قَالَ: فَوَاصَلَ بِهِمُ النَّبِيُّ ﷺ يَوْمَيْنِ أَوْ لَيْلَتَيْنِ، ثُمَّ رَأَوُا الْهِلاَلَ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "لَوْ تَأَخَّرَ الْهِلاَلُ لَزِدْتُكُمْ". كَالْمُنَكِّلِ لَهُمْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7299