Sahihu i Buhariut — Hadithi 7302

Qëndrueshmëria në pasimin e Kuranit dhe Sunetit · Transmetuesi: Abdullah ibn Ebu Mulejke

Shqip

Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Vekiu, e ky nga Nafi ibn Omeri se Ibn Ebu Mulejke tregon: “Dy burrat e mirë, Ebu Bekri dhe Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), gati sa nuk u shkatërruan. Kur një delegacion nga fisi benu temim shkuan te Pejgamberi ﷺ, njëri nga ata dy e propozoi Akraë ibn Habis Handhaliun për udhëheqës të tyre, vëllanë e benu muxhashive, kurse tjetri propozoi dikë tjetër. Kështu, Ebu Bekri i tha Omerit: “Deshe vetëm të më kundërshtosh.” - Nuk desha të të kundërshtoj, - ia ktheu Omeri. Kështu ata i ngritën zërat, në prani të Pejgamberit ﷺ. Atëherë zbriti ajeti: “O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos i flitni atij me zë të lartë, siç bëni me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mos ju humbin veprat tuaja pa e ndier ju fare. Vërtet, ata që ulin zërin në prani të të Dërguarit të Allahut janë njerëzit, zemrat e të cilëve Allahu i ka kalitur për besim e përkushtim. Për ta ka falje dhe shpërblim të madh.” (Huxhurat, 2-3) Ibn Ebu Mulejke transmeton nga Ibn Zubejri, - edhe pse nuk përmend të njëjtën gjë për gjyshin e tij, Ebu Bekrin, - se ka thënë: “Pas kësaj, kur Omeri i fliste Pejgamberit ﷺ për ndonjë gjë, i fliste shumë ngadalë, saqë ai nuk ia dëgjonte fjalët, pa e pyetur përsëri për atë gjë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ مُقَاتِلٍ: أَخْبَرَنَا وَكِيعٌ عَنْ نَافِعِ بْنِ عُمَرَ، عَنِ ابْنِ أَبِي مُلَيْكَةَ قَالَ: كَادَ الْخَيِّرَانِ أَنْ يَهْلِكَا: أَبُو بَكْرٍ وَعُمَرُ. لَمَّا قَدِمَ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ وَفْدُ بَنِي تَمِيمٍ، أَشَارَ أَحَدُهُمَا بِالأَقْرَعِ بْنِ حَابِسٍ التَمِيمِيِّ الْحَنْظَلِيِّ أَخِي بَنِي مُجَاشِعٍ، وَأَشَارَ الآخَرُ بِغَيْرِهِ، فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ لِعُمَرَ: إِنَّمَا أَرَدْتَ خِلاَفِي. فَقَالَ عُمَرُ: مَا أَرَدْتُ خِلاَفَكَ. فَارْتَفَعَتْ أَصْوَاتُهُمَا عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ فَنَزَلَتْ: ﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَرْفَعُوا أَصْوَاتَكُمْ فَوْقَ صَوْتِ النَّبِيِّ وَلَا تَجْهَرُوا لَهُ بِالْقَوْلِ كَجَهْرِ بَعْضِكُمْ لِبَعْضٍ أَن تَحْبَطَ أَعْمَالُكُمْ وَأَنتُمْ لَا تَشْعُرُونَ * إِنَّ الَّذِينَ يَغُضُّونَ أَصْوَاتَهُمْ عِندَ رَسُولِ اللَّـهِ أُولَـٰئِكَ الَّذِينَ امْتَحَنَ اللَّـهُ قُلُوبَهُمْ لِلتَّقْوَىٰ ۚ لَهُم مَّغْفِرَةٌ وَأَجْرٌ عَظِيمٌ ﴾ [الحجرات: ٢-٣] قَالَ ابْنُ أَبِي مُلَيْكَةَ: قَالَ ابْنُ الزُّبَيْرِ: فَكَانَ عُمَرُ بَعْدُ - وَلَمْ يَذْكُرْ ذَلِكَ عَنْ أَبِيهِ، يَعْنِي أَبَا بَكْرٍ - إِذَا حَدَّثَ النَّبِيَّ ﷺ بِحَدِيثٍ، حَدَّثَهُ كَأَخِي السِّرَارِ، لَمْ يُسْمِعْهُ حَتَّى يَسْتَفْهِمَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7302