Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Hamzai, e ky e ka dëgjuar Ameshin, e ky e ka pyetur Ebu Vailin: A ke marrë pjesë në (Betejën) Sifin? Tha: Po. E kam dëgjuar Sehël ibn Hunejfin duke thënë ...; [t]: Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ameshi se Ebu Vaili tregon se Sehël ibn Hunejfi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “O ju njerëz, fajësojeni mendjen tuaj e jo fenë! Unë kam qenë i pranishëm ditën e ndodhisë së Ebu Xhendelit dhe, sikur të kisha pasur mundësi ta refuzoja urdhrin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, do ta refuzoja. Sa herë që luftonim për Allahun, edhe pse na dukej e rëndë, gjithnjë na lehtësohej puna për diçka më të mirë, përveç kësaj në të cilën ndodhemi ne tani.” Ameshi ka thënë: “Ebu Vaili shton: “Kam qenë i pranishëm në Betejën e Sifinit. Eh, çfarë fatkeqësie që ishte Sifini!”
حَدَّثَنَا عَبْدَانُ: أَخْبَرَنَا أَبُو حَمْزَةَ: سَمِعْتُ الأَعْمَشَ قَالَ: سَأَلْتُ أَبَا وَائِلٍ: هَلْ شَهِدْتَ صِفِّينَ؟ قَالَ: نَعَمْ. فَسَمِعْتُ سَهْلَ بْنَ حُنَيْفٍ يَقُولُ؛ [ح:] وَحَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ أَبِي وَائِلٍ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - قَالَ: قَالَ سَهْلُ بْنُ حُنَيْفٍ: يَا أَيُّهَا النَّاسُ، اتَّهِمُوا رَأْيَكُمْ عَلَى دِينِكُمْ. لَقَدْ رَأَيْتُنِي يَوْمَ أَبِي جَنْدَلٍ وَلَوْ أَسْتَطِيعُ أَنَّ أَرُدَّ أَمْرَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ لَرَدَدْتُهُ، وَمَا وَضَعْنَا سُيُوفَنَا عَلَى عَوَاتِقِنَا إِلَى أَمْرٍ يُفْظِعُنَا إِلاَّ أَسْهَلْنَ بِنَا إِلَى أَمْرٍ نَعْرِفُهُ غَيْرَ هَذَا الأَمْرِ. قَالَ: وَقَالَ أَبُو وَائِلٍ: شَهِدْتُ صِفِّينَ وَبِئْسَتْ صِفُّونَ.