Sahihu i Buhariut — Hadithi 7312

Qëndrueshmëria në pasimin e Kuranit dhe Sunetit · Transmetuesi: Muavi ibn Ebu Sufjani

Shqip

Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Humejdi tregon: “Njëherë Muavi ibn Ebu Sufjani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) gjatë ligjërimit të tij tha: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Atij që Allahu ia do të mirën, ia mundëson kuptimin e fesë. Unë jam vetëm shpërndarës (i pasurisë dhe kumtues i fesë) , kurse Allahu është Dhuruesi. Ky umet do të vazhdojë të qëndrojë i fortë (në fenë e Allahut) derisa të bëhet Kiameti ose derisa të vijë caktimi i Allahut.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ: حَدَّثَنَا ابْنُ وَهْبٍ عَنْ يُونُسَ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ: أَخْبَرَنِي حُمَيْدٌ قَالَ: سَمِعْتُ مُعَاوِيَةَ بْنَ أَبِي سُفْيَانَ يَخْطُبُ قَالَ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ: "مَنْ يُرِدِ اللَّهُ بِهِ خَيْرًا، يُفَقِّهْهُ فِي الدِّينِ. وَإِنَّمَا أَنَا قَاسِمٌ وَيُعْطِي اللَّهُ. وَلَنْ يَزَالَ أَمْرُ هَذِهِ الأُمَّةِ مُسْتَقِيمًا حَتَّى تَقُومَ السَّاعَةُ، أَوْ حَتَّى يَأْتِيَ أَمْرُ اللَّهِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7312