Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka thënë Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur ky ajet i zbriti të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Thuaj: “Ai ka fuqi t'ju ndëshkojë prej së larti...”, (Enam, 65) tha: “Kërkoj mbrojtje me Fytyrën Tënde!” Pastaj: “... ose nga poshtë këmbëve tuaja...” , ai sërish tha: “Kërkoj mbrojtje me Fytyrën Tënde!” Dhe, kur zbriti: “... ose t'ju përçajë në grupe e të vuani nga duart e njëri-tjetrit” , ai tha: “Këto dyja janë më të lehta.”
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: قَالَ عَمْرٌو: سَمِعْتُ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - يَقُولُ: لَمَّا نَزَلَ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ: ﴿قُلْ هُوَ الْقَادِرُ عَلَى أَنْ يَبْعَثَ عَلَيْكُمْ عَذَابًا مِنْ فَوْقِكُمْ﴾ [الأنعام: ٦٥] قَالَ: "أَعُوذُ بِوَجْهِكَ!" ﴿أَوْ مِنْ تَحْتِ أَرْجُلِكُمْ﴾، قَالَ: "أَعُوذُ بِوَجْهِكَ!" فَلَمَّا نَزَلَتْ: ﴿أَوْ يَلْبِسَكُمْ شِيَعًا وَيُذِيقَ بَعْضَكُمْ بَأْسَ بَعْضٍ﴾، قَالَ: "هَاتَانِ أَهْوَنُ أَوْ أَيْسَرُ".