Sahihu i Buhariut — Hadithi 7315

Qëndrueshmëria në pasimin e Kuranit dhe Sunetit · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “Nëna ime është zotuar se do ta kryejë haxhin, por ka vdekur pa e bërë haxhin. A të bëj haxh për të?” Ai i tha: “Po, kryeja haxhin asaj. Çfarë mendon, sikur nëna jote të kishte borxh, a do t'ia paguaje?” - Po, - iu përgjigj ai. - “Kryeni obligimin e Allahut, sepse Allahu është më Meritori për t'i kryer obligimet (ndaj Tij) .”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ عَنْ أَبِي بِشْرٍ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ -: أَنَّ امْرَأَةً جَاءَتْ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَتْ: إِنَّ أُمِّي نَذَرَتْ أَنْ تَحُجَّ فَمَاتَتْ قَبْلَ أَنْ تَحُجَّ، أَفَأَحُجَّ عَنْهَا؟ قَالَ: "نَعَمْ، حُجِّي عَنْهَا. أَرَأَيْتِ لَوْ كَانَ عَلَى أُمِّكِ دَيْنٌ، أَكُنْتِ قَاضِيَتَهُ؟" قَالَتْ: نَعَمْ. قَالَ: "فَاقْضُوا اللهَ الَّذِي لَهُ، فَإِنَّ اللَّهَ أَحَقُّ بِالْوَفَاءِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7315