Sahihu i Buhariut — Hadithi 7320

Qëndrueshmëria në pasimin e Kuranit dhe Sunetit · Transmetuesi: Ebu Seid Hudriu

Shqip

Muhamed ibn Abdulazizi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Omer San'aniu, - nga Jemeni, - e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Do t'i pasoni traditat e popujve para jush, pëllëmbë për pëllëmbe, hap pas hapi. Madje, sikur ata të hynin në vrimë të zvarranikut, ju do t'i pasonit.” Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut, e ke fjalën për hebrenjtë dhe të krishterët?” Ai tha: “E për kë tjetër?”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ الْعَزِيزِ: حَدَّثَنَا أَبُو عُمَرَ الصَّنْعَانِيُّ - مِنَ الْيَمَنِ - عَنْ زَيْدِ بْنِ أَسْلَمَ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَسَارٍ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ -، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "لَتَتْبَعُنَّ سَنَنَ مَنْ كَانَ قَبْلَكُمْ شِبْرًا شِبْرًا وَذِرَاعًا ذِرَاعًا، حَتَّى لَوْ دَخَلُوا جُحْرَ ضَبٍّ تَبِعْتُمُوهُمْ". قُلْنَا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، الْيَهُودُ وَالنَّصَارَى؟ قَالَ: "فَمَنْ ؟!"

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7320