Sahihu i Buhariut — Hadithi 7329

Qëndrueshmëria në pasimin e Kuranit dhe Sunetit · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Ejub ibn Sulejmani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Bekër ibn Ebu Uvejsi, e ky nga Sulejman ibn Bilali, e ky nga Salih ibn Kejsani, e këtij i ka thënë Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ e falte ikindinë dhe shkonte në Avali, ndërkohë Dielli ende ishte i ngritur.” Lejthiu shton nga Junusi se ka thënë: “Avali është tri-katër milje larg.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَيُّوبُ بْنُ سُلَيْمَانَ: حَدَّثَنَا أَبُو بَكْرِ بْنُ أَبِي أُوَيْسٍ، عَنْ سُلَيْمَانَ بْنِ بِلاَلٍ، عَنْ صَالِحِ بْنِ كَيْسَانَ: قَالَ ابْنُ شِهَابٍ: أَخْبَرَنِي أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ كَانَ يُصَلِّي الْعَصْرَ فَيَأْتِي الْعَوَالِيَ وَالشَّمْسُ مُرْتَفِعَةٌ. وَزَادَ اللَّيْثُ عَنْ يُونُسَ: وَبُعْدُ الْعَوَالِي أَرْبَعَةُ أَمْيَالٍ أَوْ ثَلاَثَةٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7329