Sahihu i Buhariut — Hadithi 7342

Qëndrueshmëria në pasimin e Kuranit dhe Sunetit · Transmetuesi: Ebu Burde ibn Ebu Musa

Shqip

Ebu Kurejbi më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Burejdi se Ebu Burde tregon: “Shkova në Medinë, ku takova Abdullah ibn Selamin, i cili më tha: “Eja në shtëpi (tek unë) të jap të pish nga tasi prej të cilit ka pirë i Dërguari i Allahut ﷺ dhe të falesh në vendin ku është falur Pejgamberi ﷺ.” Unë shkova me të dhe ai më ofroi çervish të lëngshëm dhe hurma, si dhe u fala në vendfaljen e tij.”

Arabisht

حَدَّثَنِي أَبُو كُرَيْبٍ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ: حَدَّثَنَا بُرَيْدٌ عَنْ أَبِي بُرْدَةَ قَالَ: قَدِمْتُ الْمَدِينَةَ فَلَقِيَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ سَلاَمٍ فَقَالَ لِي: انْطَلِقْ إِلَى الْمَنْزِلِ فَأَسْقِيَكَ فِي قَدَحٍ شَرِبَ فِيهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ، وَتُصَلِّي فِي مَسْجِدٍ صَلَّى فِيهِ النَّبِيُّ ﷺ. فَانْطَلَقْتُ مَعَهُ، فَأَسْقَانِي سَوِيقًا، وَأَطْعَمَنِي تَمْرًا، وَصَلَّيْتُ فِي مَسْجِدِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7342