Sahihu i Buhariut — Hadithi 7347

Qëndrueshmëria në pasimin e Kuranit dhe Sunetit · Transmetuesi: Husejn ibn Aliu

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu; [t]: Muhamed ibn Selami më ka thënë: Na ka rrëfyer Atab ibn Beshiri nga Is'haku, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ali ibn Husejni, e këtij i ka treguar Husejn ibn Aliu se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë i Dërguari i Allahut ﷺ na trokiti (në derë) mua e Fatimes, bijës së të Dërguarit të Allahut ﷺ, e në atë rast na tha: - “A nuk po faleni?!” - O i Dërguari i Allahut, shpirtrat tanë janë në dorën e Allahut. Nëse dëshiron të na zgjojë, na zgjon, - i thashë unë. Kur e dëgjoi këtë i Dërguari i Allahut, u largua pa thënë kurrgjë. Pastaj, teksa largohej, godiste kofshën e tij dhe e dëgjova duke thënë: “Por, njeriu është polemizues më tepër se kushdo tjetër.” (Kehf, 54)

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ عَنِ الزُّهْرِيِّ؛ [ح:] حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ سَلاَمٍ: أَخْبَرَنَا عَتَّابُ بْنُ بَشِيرٍ عَنْ إِسْحَاقَ، عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَخْبَرَنِي عَلِيُّ بْنُ حُسَيْنٍ: أَنَّ حُسَيْنَ بْنَ عَلِيٍّ - رضى الله عنهما - أَخْبَرَهُ: أَنَّ عَلِيَّ بْنَ أَبِي طَالِبٍ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - قَالَ: إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ طَرَقَهُ وَفَاطِمَةَ بِنْتَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ - فَقَالَ لَهُمْ: "أَلاَ تُصَلُّونَ؟" فَقَالَ عَلِيٌّ: فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّمَا أَنْفُسُنَا بِيَدِ اللَّهِ، فَإِذَا شَاءَ أَنْ يَبْعَثَنَا بَعَثَنَا. فَانْصَرَفَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حِينَ قَالَ لَهُ ذَلِكَ، وَلَمْ يَرْجِعْ إِلَيْهِ شَيْئًا. ثُمَّ سَمِعَهُ وَهُوَ مُدْبِرٌ يَضْرِبُ فَخِذَهُ وَهُوَ يَقُولُ: ﴿وَكَانَ الإِنْسَانُ أَكْثَرَ شَىْءٍ جَدَلاً﴾ . [الكهف: ٥٤] قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: يُقَالُ: مَا أَتَاكَ لَيْلاً فَهُوَ طَارِقٌ. وَيُقَالُ: الطَّارِقُ: النَّجْمُ، وَالثَّاقِبُ: الْمُضِيءُ. يُقَالُ: أَثْقِبْ نَارَكَ لِلْمُوقِدِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7347