Sahihu i Buhariut — Hadithi 7352

Qëndrueshmëria në pasimin e Kuranit dhe Sunetit · Transmetuesi: Amër ibn Asi

Shqip

Abdullah ibn Jezid Mukri Mekiu na ka thënë: Na ka treguar Hajve ibn Shurejhu, e këtij i ka treguar Jezid ibn Abdullah ibn Hadi, e ky nga Muhamed ibn Ibrahim ibn Harithi, e ky nga Busr ibn Seidi, e ky nga Ebu Kajsi, i çrobëruari i Amër ibn Asit, se Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Kur gjykatësi gjykon, duke e studiuar çështjen me përpikëri, dhe ia qëllon, i takojnë dy shpërblime, si dhe, kur gjykon dhe e studion çështjen me përpikëri por gabon, i takon vetëm një shpërblim.” Jezid ibn Abdullahu ka thënë: “Këtë hadith ia tregova Ebu Bekër ibn Amër ibn Hazmit e ai më tha: “Kështu ma ka treguar Ebu Seleme ibn Abdurrahmani nga Ebu Hurejra. Kurse Abdulaziz ibn Mutalibi transmeton nga Abdullah ibn Ebu Bekri, e ky nga Ebu Seleme, e ky nga Pejgamberi ﷺ njëjtë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يَزِيدَ المُقْرِءُ المَكِّيُّ: حَدَّثَنَا حَيْوَةُ بْنُ شُرَيْحٍ: حَدَّثَنِي يَزِيدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ الْهَادِ عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ إِبْرَاهِيمَ بْنِ الْحَارِثِ، عَنْ بُسْرِ بْنِ سَعِيدٍ، عَنْ أَبِي قَيْسٍ، مَوْلَى عَمْرِو بْنِ الْعَاصِ، عَنْ عَمْرِو بْنِ الْعَاصِ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ -: أَنَّهُ سَمِعَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: "إِذَا حَكَمَ الْحَاكِمُ فَاجْتَهَدَ ثُمَّ أَصَابَ فَلَهُ أَجْرَانِ، وَإِذَا حَكَمَ فَاجْتَهَدَ ثُمَّ أَخْطَأَ فَلَهُ أَجْرٌ". قَالَ: فَحَدَّثْتُ بِهَذَا الْحَدِيثِ أَبَا بَكْرِ بْنَ عَمْرِو بْنِ حَزْمٍ فَقَالَ: هَكَذَا حَدَّثَنِي أَبُو سَلَمَةَ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ. وَقَالَ عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ الْمُطَّلِبِ عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي بَكْرٍ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ مِثْلَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7352