Sahihu i Buhariut — Hadithi 7354

Qëndrueshmëria në pasimin e Kuranit dhe Sunetit · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky e ka dëgjuar Arexhin se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Po thoni se Ebu Hurejra e ka tepruar së transmetuari hadithe prej të Dërguarit të Allahut ﷺ, mirëpo betohem në Allahun se do të dalim para Allahut. Unë kam qenë një i vobektë që e shoqëroja shumë të Dërguarin e Allahut ﷺ barkthatë. Muhaxhirët ishin të zënë nëpër tregje me shitblerje, kurse ensarët ishin të zënë me punët e pasurisë së tyre (kopshtet). Një ditë isha i pranishëm tek i Dërguari i Allahut ﷺ kur ai tha: “Kush e shtron rrobën e vet derisa t'i kryej këto fjalë e pastaj e merr atë, ashtu që nuk do të harrojë asgjë që ka dëgjuar prej meje (asnjë fjalë timen) .” Unë shtrova pelerinën që e kisha të veshur dhe, betohem në Atë që e ka dërguar atë (Muhamedin ﷺ) me të vërtetën, se nuk kam harruar asnjë fjalë që e kam dëgjuar prej tij.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيٌّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنِي الزُّهْرِيُّ: أَنَّهُ سَمِعَ مِنَ الأَعْرَجِ يَقُولُ: أَخْبَرَنِي أَبُو هُرَيْرَةَ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - قَالَ: إِنَّكُمْ تَزْعُمُونَ أَنَّ أَبَا هُرَيْرَةَ يُكْثِرُ الْحَدِيثَ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. وَاللَّهُ الْمَوْعِدُ، إِنِّي كُنْتُ امْرَأً مِسْكِينًا أَلْزَمُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ عَلَى مِلْءِ بَطْنِي، وَكَانَ الْمُهَاجِرُونَ يَشْغَلُهُمُ الصَّفْقُ بِالأَسْوَاقِ، وَكَانَتِ الأَنْصَارُ يَشْغَلُهُمُ الْقِيَامُ عَلَى أَمْوَالِهِمْ، فَشَهِدْتُ مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ ذَاتَ يَوْمٍ وَقَالَ: "مَنْ يَبْسُطْ رِدَاءَهُ حَتَّى أَقْضِيَ مَقَالَتِي ثُمَّ يَقْبِضْهُ، فَلَنْ يَنْسَى شَيْئًا سَمِعَهُ مِنِّي؟" فَبَسَطْتُ بُرْدَةً كَانَتْ عَلَىَّ، فَوَالَّذِي بَعَثَهُ بِالْحَقِّ، مَا نَسِيتُ شَيْئًا سَمِعْتُهُ مِنْهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7354