Ubejdullah ibn Sad ibn Ibrahimi më ka thënë: Na ka treguar babai dhe xhaxhai im, e këtyre u ka treguar babai im nga babai i tij, e këtij i ka rrëfyer Muhamedi, i biri i Xhubejrit, se babai i tij Xhubejr ibn Mutëimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua ensare vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe bisedoi me të për një çështje. Kështu, Pejgamberi ﷺ e urdhëroi për diçka, atëherë ajo tha: “O i Dërguari i Allahut! Po nëse nuk të gjej ty?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Nëse nuk më gjen mua, atëherë shko tek Ebu Bekri.” Humejdiu, duke transmetuar nga Ibrahim ibn Sadi, shton: “Ajo sikur aludonte në vdekje.”
حَدَّثَنِي عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ سَعْدِ بْنِ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا أَبِي وَعَمِّي قَالاَ: حَدَّثَنَا أَبِي عَنْ أَبِيهِ: أَخْبَرَنِي مُحَمَّدُ بْنُ جُبَيْرٍ: أَنَّ أَبَاهُ جُبَيْرَ بْنَ مُطْعِمٍ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - أَخْبَرَهُ: أَنَّ امْرَأَةً أَتَتْ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَكَلَّمَتْهُ فِي شَىْءٍ، فَأَمَرَهَا بِأَمْرٍ فَقَالَتْ: أَرَأَيْتَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنْ لَمْ أَجِدْكَ؟ قَالَ: "إِنْ لَمْ تَجِدِينِي فَأْتِي أَبَا بَكْرٍ". زَادَ الْحُمَيْدِيُّ عَنْ إِبْرَاهِيمَ بْنِ سَعْدٍ: كَأَنَّهَا تَعْنِي الْمَوْتَ.