Sahihu i Buhariut — Hadithi 7386

Teuhidi · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ebu Othmani se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa ishim në udhëtim me Pejgamberin ﷺ, kur ngjiteshim përpjetë, bënim tekbir (Allahu ekber), andaj Pejgamberi ﷺ na tha: “O njerëz! Mos e ngrini zërin, sepse nuk po i luteni të shurdhrit a të largëtit, por po i luteni Gjithëdëgjuesit, Gjthëshikuesit, të Afërtit.” Pastaj m'u afrua mua teksa në vetvete po thosha: “La havle ve la kuvete, ila bilah (S'ka ndryshim e as fuqi, përveçse me Allahun)” dhe më tha: “O Abdullah ibn Kajs! Thuaj: “La havle ve la kuvete ila bilah”, sepse ajo është thesar prej thesareve të Xhenetit!” - Ose ka thënë: “A të të tregoj një fjalë...?”

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ أَبِي عُثْمَانَ، عَنْ أَبِي مُوسَى قَالَ: كُنَّا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فِي سَفَرٍ فَكُنَّا إِذَا عَلَوْنَا كَبَّرْنَا فَقَالَ: "ارْبَعُوا عَلَى أَنْفُسِكُمْ، فَإِنَّكُمْ لاَ تَدْعُونَ أَصَمَّ وَلاَ غَائِبًا، تَدْعُونَ سَمِيعًا بَصِيرًا قَرِيبًا". ثُمَّ أَتَى عَلَىَّ وَأَنَا أَقُولُ فِي نَفْسِي: لاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللَّهِ. فَقَالَ لِي: "يَا عَبْدَ اللَّهِ بْنَ قَيْسٍ قُلْ: لاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللَّهِ. فَإِنَّهَا كَنْزٌ مِنْ كُنُوزِ الْجَنَّةِ". أَوْ قَالَ: "أَلاَ أَدُلُّكَ بِهِ؟"

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7386