Sahihu i Buhariut — Hadithi 7396

Teuhidi · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Salimi, e ky nga Kurejbi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur dikush dëshiron t'i afrohet bashkëshortes së vet (për marrëdhënie seksuale) dhe thotë: “Bismilah, Allahume xhenibna shejtane ve xhenibi shejtane ma razaktena (Me emrin e Allahut. O Allah, largoje shejtanin prej nesh dhe prej pasardhësit tonë) , nëse u është caktuar të begatohen me fëmijë, atëherë shejtani nuk do të mund ta dëmtojë atë asnjëherë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ، عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ سَالِمٍ، عَنْ كُرَيْبٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لَوْ أَنَّ أَحَدَكُمْ إِذَا أَرَادَ أَنْ يَأْتِيَ أَهْلَهُ فَقَالَ: بِاسْمِ اللَّهِ، اللَّهُمَّ جَنِّبْنَا الشَّيْطَانَ، وَجَنِّبِ الشَّيْطَانَ مَا رَزَقْتَنَا. فَإِنَّهُ إِنْ يُقَدَّرْ بَيْنَهُمَا وَلَدٌ فِي ذَلِكَ لَمْ يَضُرُّهُ شَيْطَانٌ أَبَدًا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7396