Jusuf ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Halid Ahmeri, e ky e ka dëgjuar Hisham ibn Urven, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se disa persona pyetën: “O i Dërguari i Allahut, ka disa njerëz, që tash vonë e kanë lënë shirkun, të cilët na sjellin mish, porse nuk e dimë nëse kanë përmendur emrin e Allahut (gjatë therjes) apo jo?” Pejgamberi ﷺ u tha: “Thoni ju “bismilah” dhe hajeni.” Këtë transmetim e fuqizojnë Muhamed ibn Abdurrahmani, Deraverdiu dhe Usame ibn Hafsi.
حَدَّثَنَا يُوسُفُ بْنُ مُوسَى: حَدَّثَنَا أَبُو خَالِدٍ الأَحْمَرُ قَالَ: سَمِعْتُ هِشَامَ بْنَ عُرْوَةَ، يُحَدِّثُ عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ قَالَتْ: قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ هُنَا أَقْوَامًا حَدِيثًا عَهْدُهُمْ بِشِرْكٍ، يَأْتُونَا بِلُحْمَانٍ لاَ نَدْرِي يَذْكُرُونَ اسْمَ اللَّهِ عَلَيْهَا أَمْ لاَ؟ قَالَ: "اذْكُرُوا أَنْتُمُ اسْمَ اللَّهِ وَكُلُوا". تَابَعَهُ مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ وَالدَّرَاوَرْدِيُّ وَأُسَامَةُ بْنُ حَفْصٍ.