{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/74",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/74",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 74",
  "text": "Muhamed ibn Gurejr Zuhriu na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi se këtij i ka treguar babai i vet, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi se Ubejdullah ibn Abdullahu tregon se Ibn Abasi dhe Hurr ibn Kajs ibn Hisn Fizari debatuan për personin që Musai ﷺ e kishte takuar. Ibn Abasi thoshte se ai ka qenë Hidri. Në bisedë e sipër, pranë tyre kaloi Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ibn Abasi e pa, andaj e thirri e i tha: “Me këtë shok timin diskutuam për personin me të cilin Musai ﷺ kërkonte të takohej. A mos e ke dëgjuar Pejgamberin ﷺ të ketë folur për të?” Ai iu përgjigj: “Po, e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Teksa Musai ﷺ ishte në mesin e një grupi benu israilësh, vajti një njeri dhe i tha: “A njeh ndokënd që është më i ditur se ti?” - Jo, - tha Musai ﷺ. Atëherë, Allahu i shpalli: “Po, robi Ynë, Hidri (është më i ditur) .” Musai ﷺ kërkoi takimin me të, e Allahu ia bëri peshkun si shenjë. - Kur ta kesh humbur peshkun, kthehu, se atëherë do ta takosh atë (Hidrin) , - iu tha atij. Kështu, Musai ﷺ priste humbjen e peshkut në det. Kur djaloshi, që e shoqëronte, i tha: “Të kujtohet shkëmbi tek i cili pushuam? Aty e kam harruar peshkun. Shejtani ishte ai që më bëri ta harroj. Musai ia ktheu: “Këtë po e prisnim.” Andaj u kthyen mbrapa nëpër gjurmët e veta nga kishin ardhur dhe aty e gjetën Hidrin, e pastaj historia vazhdon ashtu siç e ka përmendur Allahu i Lartësuar në Librin e Tij.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Dituria",
    "position": 3,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/3/dituria"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 74",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ubej ibn Kab Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ غُرَيْرٍ الزُّهْرِيُّ قَالَ: حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبِي، عَنْ صَالِحٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، حَدَّثَ أَنَّ عُبَيْدَ اللَّهِ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ أَخْبَرَهُ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ أَنَّهُ تَمَارَى هُوَ وَالْحُرُّ بْنُ قَيْسِ بْنِ حِصْنٍ الْفَزَارِيُّ فِي صَاحِبِ مُوسَى: قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: هُوَ خَضِرٌ. فَمَرَّ بِهِمَا أُبَىُّ بْنُ كَعْبٍ، فَدَعَاهُ ابْنُ عَبَّاسٍ فَقَالَ: إِنِّي تَمَارَيْتُ أَنَا وَصَاحِبِي، هَذَا فِي صَاحِبِ مُوسَى الَّذِي سَأَلَ مُوسَى السَّبِيلَ إِلَى لُقِيِّهِ، هَلْ سَمِعْتَ النَّبِيَّ ﷺ يَذْكُرُ شَأْنَهُ؟ قَالَ: نَعَمْ سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: \"بَيْنَمَا مُوسَى فِي مَلإٍ مِنْ بَنِي إِسْرَائِيلَ، جَاءَهُ رَجُلٌ فَقَالَ: هَلْ تَعْلَمُ أَحَدًا أَعْلَمَ مِنْكَ؟ قَالَ مُوسَى: لاَ. فَأَوْحَى اللَّهُ إِلَى مُوسَى: بَلَى، عَبْدُنَا خَضِرٌ، فَسَأَلَ مُوسَى السَّبِيلَ إِلَيْهِ، فَجَعَلَ اللَّهُ لَهُ الْحُوتَ آيَةً، وَقِيلَ لَهُ: إِذَا فَقَدْتَ الْحُوتَ فَارْجِعْ، فَإِنَّكَ سَتَلْقَاهُ، وَكَانَ يَتَّبِعُ أَثَرَ الْحُوتِ فِي الْبَحْرِ، فَقَالَ لِمُوسَى فَتَاهُ: أَرَأَيْتَ إِذْ أَوَيْنَا إِلَى الصَّخْرَةِ فَإِنِّي نَسِيتُ الْحُوتَ، وَمَا أَنْسَانِيهِ إِلاَّ الشَّيْطَانُ أَنْ أَذْكُرَهُ. قَالَ: ذَلِكَ مَا كُنَّا نَبْغِي، فَارْتَدَّا عَلَى آثَارِهِمَا قَصَصًا، فَوَجَدَا خَضِرًا. فَكَانَ مِنْ شَأْنِهِمَا الَّذِي قَصَّ اللَّهُ - عَزَّ وَجَلَّ - فِي كِتَابِهِ\".",
    "albanian": "Muhamed ibn Gurejr Zuhriu na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi se këtij i ka treguar babai i vet, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi se Ubejdullah ibn Abdullahu tregon se Ibn Abasi dhe Hurr ibn Kajs ibn Hisn Fizari debatuan për personin që Musai ﷺ e kishte takuar. Ibn Abasi thoshte se ai ka qenë Hidri. Në bisedë e sipër, pranë tyre kaloi Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ibn Abasi e pa, andaj e thirri e i tha: “Me këtë shok timin diskutuam për personin me të cilin Musai ﷺ kërkonte të takohej. A mos e ke dëgjuar Pejgamberin ﷺ të ketë folur për të?” Ai iu përgjigj: “Po, e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Teksa Musai ﷺ ishte në mesin e një grupi benu israilësh, vajti një njeri dhe i tha: “A njeh ndokënd që është më i ditur se ti?” - Jo, - tha Musai ﷺ. Atëherë, Allahu i shpalli: “Po, robi Ynë, Hidri (është më i ditur) .” Musai ﷺ kërkoi takimin me të, e Allahu ia bëri peshkun si shenjë. - Kur ta kesh humbur peshkun, kthehu, se atëherë do ta takosh atë (Hidrin) , - iu tha atij. Kështu, Musai ﷺ priste humbjen e peshkut në det. Kur djaloshi, që e shoqëronte, i tha: “Të kujtohet shkëmbi tek i cili pushuam? Aty e kam harruar peshkun. Shejtani ishte ai që më bëri ta harroj. Musai ia ktheu: “Këtë po e prisnim.” Andaj u kthyen mbrapa nëpër gjurmët e veta nga kishin ardhur dhe aty e gjetën Hidrin, e pastaj historia vazhdon ashtu siç e ka përmendur Allahu i Lartësuar në Librin e Tij.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/74.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/74.json"
  }
}