Sahihu i Buhariut — Hadithi 7402

Teuhidi · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Ebu Sufjan ibn Esid ibn Xharije Thekafiu, - aleati i fisit benu zuhra, i cili ishte shok i Ebu Hurejrës, - se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi dhjetë persona (në një ekspeditë), në mesin e të cilëve ishte edhe Hubejb Ensariu. Ubejdullah ibn Ijadi më tregoi se e bija e Harithit i ka rrëfyer: “Kur u tubuan (për ta vrarë Hubejbin), ai huazoi prej saj një brisk për t'i rruar qimet (në pjesët e turpshme). Kur ata dolën jashtë Haremit (kufirit të Mekës), për ta vrarë, Hubejb Ensariu recitoi: "Përderisa vdes si musliman, jo s'mërzitem, se n'cilat troje, për Allahun, vritem e pritem. Këtë e bëj për Allahun, i Cili, kur dëshiron, edhe gjymtyrët e masakruara, Ai i bekon.” Ibn Harithi (i biri i Harithit) qe ai që e vrau Hubejbin. Ndërkohë, Pejgamberi ﷺ i lajmëroi shokët e vet rreth ngjarjes së tyre ditën që ata u vranë.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَخْبَرَنِي عَمْرُو بْنُ أَبِي سُفْيَانَ بْنِ أَسِيدِ بْنِ جَارِيَةَ الثَّقَفِيُّ - حَلِيفٌ لِبَنِي زُهْرَةَ وَكَانَ مِنْ أَصْحَابِ أَبِي هُرَيْرَةَ ـ: أَنَّ أَبَا هُرَيْرَةَ قَالَ: بَعَثَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَشْرَةً مِنْهُمْ خُبَيْبٌ الأَنْصَارِيُّ. فَأَخْبَرَنِي عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ عِيَاضٍ: أَنَّ ابْنَةَ الْحَارِثِ أَخْبَرَتْهُ: أَنَّهُمْ حِينَ اجْتَمَعُوا اسْتَعَارَ مِنْهَا مُوسَى يَسْتَحِدُّ بِهَا. فَلَمَّا خَرَجُوا مِنَ الْحَرَمِ لِيَقْتُلُوهُ قَالَ خُبَيْبٌ الأَنْصَارِيُّ: وَلَسْتُ أُبَالِي حِينَ أُقْتَلُ مُسْلِمًا، عَلَى أَيِّ شِقٍّ كَانَ لِلَّهِ مَصْرَعِي. وَذَلِكَ فِي ذَاتِ الإِلَهِ وَإِنْ يَشَأْ، يُبَارِكْ عَلَى أَوْصَالِ شِلْوٍ مُمَزَّعِ. فَقَتَلَهُ ابْنُ الْحَارِثِ. فَأَخْبَرَ النَّبِيُّ ﷺ أَصْحَابَهُ خَبَرَهُمْ يَوْمَ أُصِيبُوا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7402