Sahihu i Buhariut — Hadithi 7409

Teuhidi · Transmetuesi: Ebu Seid Hudriu

Shqip

Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Afani, e këtij i ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Jahja ibn Habani, e ky nga Ibn Muhajrizi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se gjatë ekspeditës së beni mustalikut kishin zënë robëresha, kështu që ata donin të bënin marrëdhënie intime me to, por jo t'i linin shtatzëna. Andaj, e pyetën Pejgamberin ﷺ për ejakulimin jashtë organit gjenital? Pejgamberi ﷺ u tha: “Nuk prish punë nëse veproni kështu, sepse Allahu ka caktuar kë do ta krijojë deri në Ditën e Kiametit.” Muxhahidi transmeton nga Kazea se e ka dëgjuar Ebu Seidin të thotë: “Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Krijuesi i çdo shpirti në ekzistencë është vetëm Allahu.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ: حَدَّثَنَا عَفَّانُ: حَدَّثَنَا وُهَيْبٌ: حَدَّثَنَا مُوسَى - هُوَ ابْنُ عُقْبَةَ -: حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ يَحْيَى بْنِ حَبَّانَ، عَنِ ابْنِ مُحَيْرِيزٍ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ، فِي غَزْوَةِ بَنِي الْمُصْطَلِقِ: أَنَّهُمْ أَصَابُوا سَبَايَا فَأَرَادُوا أَنْ يَسْتَمْتِعُوا بِهِنَّ وَلاَ يَحْمِلْنَ فَسَأَلُوا النَّبِيَّ ﷺ عَنِ الْعَزْلِ فَقَالَ: "مَا عَلَيْكُمْ أَنْ لاَ تَفْعَلُوا، فَإِنَّ اللَّهَ قَدْ كَتَبَ مَنْ هُوَ خَالِقٌ إِلَى يَوْمِ الْقِيَامَةِ". وَقَالَ مُجَاهِدٌ عَنْ قَزَعَةَ: سَمِعْتُ أَبَا سَعِيدٍ فَقَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "لَيْسَتْ نَفْسٌ مَخْلُوقَةٌ إِلاَّ اللَّهُ خَالِقُهَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7409