Sahihu i Buhariut — Hadithi 7423

Teuhidi · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Më ka treguar Muhamed ibn Fulejhu, e këtij i ka treguar babai i tij, e këtij i ka treguar Hilali, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ka marrë përsipër që, çdonjërin që e beson Allahun dhe të Dërguarin e Tij, e fal namazin dhe agjëron Ramazanin, ta fusë në Xhenet, pa marrë parasysh, nëse ka bërë hixhret në rrugën e Allahut, apo ka qëndruar në vendlindje.” Të pranishmit i thanë: “O i Dërguari i Allahut, a t'i lajmërojmë njerëzit për këtë?” Ai u tha: “Në Xhenet janë njëqind shkallë që Allahu i ka përgatitur për muxhahidët në rrugën e Allahut. Largësia mes dy shkallëve është sa largësia mes qiellit dhe Tokës, andaj, kur i luteni Allahut, kërkojani Firdeusin, sepse ai është mesi i Xhenetit e maja e tij dhe mbi të ndodhet Arshi i Rrahmanit (Gjithëmëshirshmit) , si dhe prej tij burojnë lumenjtë e Xhenetit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ الْمُنْذِرِ: حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ فُلَيْحٍ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبِي: حَدَّثَنِي هِلاَلٌ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَسَارٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "مَنْ آمَنَ بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ، وَأَقَامَ الصَّلاَةَ، وَصَامَ رَمَضَانَ، كَانَ حَقًّا عَلَى اللَّهِ أَنْ يُدْخِلَهُ الْجَنَّةَ هَاجَرَ، فِي سَبِيلِ اللَّهِ، أَوْ جَلَسَ فِي أَرْضِهِ الَّتِي وُلِدَ فِيهَا". قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَفَلاَ نُنَبِّئُ النَّاسَ بِذَلِكَ؟ قَالَ: "إِنَّ فِي الْجَنَّةِ مِائَةَ دَرَجَةٍ أَعَدَّهَا اللَّهُ لِلْمُجَاهِدِينَ فِي سَبِيلِهِ، كُلُّ دَرَجَتَيْنِ مَا بَيْنَهُمَا كَمَا بَيْنَ السَّمَاءِ وَالأَرْضِ، فَإِذَا سَأَلْتُمُ اللَّهَ فَسَلُوهُ الْفِرْدَوْسَ، فَإِنَّهُ أَوْسَطُ الْجَنَّةِ وَأَعْلَى الْجَنَّةِ، وَفَوْقَهُ عَرْشُ الرَّحْمَنِ، وَمِنْهُ تَفَجَّرُ أَنْهَارُ الْجَنَّةِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7423