{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/7437",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/7437",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 7437",
  "text": "Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ata ibn Jezid Lejthiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa njerëz pyetën: - O i Dërguari i Allahut, a do ta shohim Zotin tonë Ditën e Kiametit? - “A keni vështirësi për ta parë hënën kur është e plotë?” - i pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ. - Jo, o i Dërguari i Allahut, - iu përgjigjën ata. - “Po diellin, a keni vështirësi për ta parë kur nuk ka re?” - pyeti sërish Pejgamberi ﷺ. - Jo, o i Dërguari i Allahut, - i thanë. Pastaj Pejgamberi ﷺ u tha: “Në këtë mënyrë do ta shihni Atë. Në Ditën e Kiametit, Allahu i tubon njerëzit dhe u thotë: “Secili le t'i shkojë pas atij që e ka adhuruar!” Kështu, ata që e adhuronin Diellin, shkojnë pas tij; ata që e adhuronin Hënën, shkojnë pas saj; ata që i adhuronin idhujt, shkojnë pas tyre. Në fund, mbetet vetëm ky umet, në mesin e tyre edhe ata që ndërmjetësojnë, - ose ka thënë: hipokritët, Ibrahimi është në mëdyshje, - Allahu do të vejë (me një pamje që ata nuk e njohin) dhe do t'u thotë: - Unë jam Zoti juaj. - Do të qëndrojmë këtu derisa të vijë Zoti ynë, e, kur të vijë Zoti ynë, ne do ta njohim, - thonë ata. Atëherë Allahu do t'u vejë me një pamje që ata e njohin dhe do t'u thotë: - Unë jam Zoti juaj. - Ti je Zoti ynë, - thonë ata dhe e pasojnë Atë. Atëherë vendoset ura përmbi Xhehenem. Unë dhe umeti im do të jemi të parët që do ta përshkojnë. Atë ditë askush nuk do të flasë, përpos pejgamberëve, lutja e të cilëve do të jetë: \"O Zot, na shpëto! Na shpëto! Në Xhehenem ka çengela sikurse gjembat e sadanit . A keni parë ndonjëherë sadanin?” - Po, o i Dërguari i Allahut, - iu përgjigjën të pranishmit. Pejgamberi ﷺ vazhdoi: “Do të jenë në formë të gjembave të sadanit, por madhësinë e tyre nuk e di askush përveç Allahut ﷻ. Do t'i rrëmbejnë njerëzit në bazë të veprave të tyre: disa do të shkatërrohen për shkak të veprave, disa do të copëtohen (gjatë ecjes në Sirat) , ose do të shpëtojnë, ose ngjashëm. Pastaj Allahu shfaqet, e, kur Allahu të përfundojë gjykimin e robërve të Tij dhe dëshiron t'i nxjerrë prej Zjarrit me mëshirën e Tij ata që do, i urdhëron melekët t'i nxjerrin prej Zjarrit të gjithë ata që nuk i kanë bërë ortak Allahut asgjë dhe që kanë dëshmuar “la ilahe il-lallah”, të cilët Allahu dëshiron t'i mëshirojë. Në Zjarr do të njihen nga gjurmët e sexhdeve, sepse Zjarri e djeg të birin e Ademit përveç gjurmëve të sexhdeve, sepse Allahu ia ka ndaluar Zjarrit t'i djegë gjurmët e sexhdeve. Do të dalin prej Zjarrit të djegur tërësisht. Pastaj do t'u hidhet një ujë që quhet Uji i Jetës, e do të mbijnë siç mbin fara në mbetjet e vërshimit. Kur Allahu të përfundojë gjykimin e robërve të Tij, mbetet një njeri me fytyrë nga Zjarri, konkretisht banori i fundit i Zjarrit që do të hyjë në Xhenet, i cili do të thotë: - O Zoti im, po më helmon era e tij dhe po më përcëllon nxehtësia e tij, ma largo fytyrën time prej Zjarrit! Kështu, ai vazhdon ta lusë Allahun, derisa Allahu t'i thotë: - Sikur të ta plotësoja këtë (lutje) , a do të kërkoje diçka tjetër? - Jo, betohem në madhërinë Tënde! Nuk do të kërkoj diçka tjetër, - thotë ai dhe i betohet Zotit të vet e ia jep besën në çdo formë, aq sa Allahu të dojë. Atëherë Allahu ia largon fytyrën prej Zjarrit. Kur kthehet nga Xheneti dhe e sheh, mundohet të heshtë, aq sa të dojë Allahu, pastaj thotë: - Zoti im! Më afro te dera e Xhenetit! - A nuk më dhe besën dhe fjalën që nuk do të më kërkosh asgjë pas asaj që të është dhënë? Mjerë ti, o biri i Ademit, sa shumë që e thyen betimin! - i thotë Allahu ﷻ. Ai thotë: “O Zot!” - dhe vazhdon të lutet, derisa Allahu i thotë: - Nëse të plotësohet (edhe) kjo, do të kërkosh diçka tjetër? - Jo, betohem në madhërinë Tënde, se nuk do të kërkoj asgjë tjetër! - i betohet dhe besatohet Allahut, sa të dojë Ai, se nuk do të kërkojë diçka tjetër. Pastaj e afron te dera e Xhenetit. Kur të afrohet aty, i shfaqet Xheneti dhe sheh harenë e gëzimin brenda tij. Mundohet të heshtë aq sa Allahu të dojë, pastaj thotë: - Zoti im! Më fut në Xhenet! - A nuk më dhe besën dhe fjalën që nuk do të më kërkosh asgjë pas asaj që të është dhënë? Mjerë ti, o biri i Ademit, sa shumë që e thyen betimin! - i thotë Allahu ﷻ. - Zoti im! Mos më lër robin më të mjerë, - i drejtohet ai dhe vazhdon të lutet derisa Allahu ﷻ të qeshë me të dhe pastaj i thotë: “Hyr në Xhenet!” Me të hyrë brenda, i thuhet: “Kërko ç'të duash!” Ai kërkon e kërkon, madje edhe Allahu ia kujton (disa gjëra) , e ai thotë: “Këtë e këtë, derisa t'i shterojë imagjinata, pastaj Allahu ﷻ i thotë: “E gjithë kjo dhe njëherë aq, të takon ty.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Teuhidi",
    "position": 97,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/97/teuhidi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 7437",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Hurejra"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ سَعْدٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَزِيدَ اللَّيْثِيِّ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ: أَنَّ النَّاسَ، قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، هَلْ نَرَى رَبَّنَا يَوْمَ الْقِيَامَةِ؟ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"هَلْ تُضَارُّونَ فِي الْقَمَرِ لَيْلَةَ الْبَدْرِ؟\" قَالُوا: لاَ يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: \"فَهَلْ تُضَارُّونَ فِي الشَّمْسِ لَيْسَ دُونَهَا سَحَابٌ؟\" قَالُوا: لاَ يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: \"فَإِنَّكُمْ تَرَوْنَهُ كَذَلِكَ، يَجْمَعُ اللَّهُ النَّاسَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فَيَقُولُ: مَنْ كَانَ يَعْبُدُ شَيْئًا فَلْيَتَّبِعْهُ. فَيَتْبَعُ مَنْ كَانَ يَعْبُدُ الشَّمْسَ الشَّمْسَ، وَيَتْبَعُ مَنْ كَانَ يَعْبُدُ الْقَمَرَ الْقَمَرَ، وَيَتْبَعُ مَنْ كَانَ يَعْبُدُ الطَّوَاغِيتَ الطَّوَاغِيتَ. وَتَبْقَى هَذِهِ الأُمَّةُ فِيهَا شَافِعُوهَا - أَوْ مُنَافِقُوهَا شَكَّ إِبْرَاهِيمُ ـ فَيَأْتِيهِمُ اللَّهُ فَيَقُولُ: أَنَا رَبُّكُمْ. فَيَقُولُونَ: هَذَا مَكَانُنَا حَتَّى يَأْتِيَنَا رَبُّنَا فَإِذَا جَاءَنَا رَبُّنَا عَرَفْنَاهُ. فَيَأْتِيهِمُ اللَّهُ فِي صُورَتِهِ الَّتِي يَعْرِفُونَ فَيَقُولُ: أَنَا رَبُّكُمْ. فَيَقُولُونَ: أَنْتَ رَبُّنَا. فَيَتْبَعُونَهُ. وَيُضْرَبُ الصِّرَاطُ بَيْنَ ظَهْرَىْ جَهَنَّمَ. فَأَكُونُ أَنَا وَأُمَّتِي أَوَّلَ مَنْ يُجِيزُهَا، وَلاَ يَتَكَلَّمُ يَوْمَئِذٍ إِلاَّ الرُّسُلُ، وَدَعْوَى الرُّسُلِ يَوْمَئِذٍ: اللَّهُمَّ سَلِّمْ سَلِّمْ. وَفِي جَهَنَّمَ كَلاَلِيبُ مِثْلُ شَوْكِ السَّعْدَانِ، هَلْ رَأَيْتُمُ السَّعْدَانَ؟\" قَالُوا: نَعَمْ يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: \"فَإِنَّهَا مِثْلُ شَوْكِ السَّعْدَانِ، غَيْرَ أَنَّهُ لاَ يَعْلَمُ مَا قَدْرُ عِظَمِهَا إِلاَّ اللَّهُ، تَخْطَفُ النَّاسَ بِأَعْمَالِهِمْ، فَمِنْهُمُ الْمُوبَقُ [بَقِيَ] بِعَمَلِهِ، [ أَوِ الْمُوثَقُ بِعَمَلِهِ]، وَمِنْهُمُ الْمُخَرْدَلُ أَوِ الْمُجَازَى أَوْ نَحْوُهُ. ثُمَّ يَتَجَلَّى حَتَّى إِذَا فَرَغَ اللَّهُ مِنَ الْقَضَاءِ بَيْنَ الْعِبَادِ وَأَرَادَ أَنْ يُخْرِجَ بِرَحْمَتِهِ مَنْ أَرَادَ مِنْ أَهْلِ النَّارِ أَمَرَ الْمَلاَئِكَةَ أَنْ يُخْرِجُوا مِنَ النَّارِ مَنْ كَانَ لاَ يُشْرِكُ بِاللَّهِ شَيْئًا، مِمَّنْ أَرَادَ اللَّهُ أَنْ يَرْحَمَهُ مِمَّنْ يَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، فَيَعْرِفُونَهُمْ فِي النَّارِ بِأَثَرِ السُّجُودِ، تَأْكُلُ النَّارُ ابْنَ آدَمَ إِلاَّ أَثَرَ السُّجُودِ، حَرَّمَ اللَّهُ عَلَى النَّارِ أَنْ تَأْكُلَ أَثَرَ السُّجُودِ. فَيَخْرُجُونَ مِنَ النَّارِ قَدِ امْتُحِشُوا، فَيُصَبُّ عَلَيْهِمْ مَاءُ الْحَيَاةِ فَيَنْبُتُونَ تَحْتَهُ كَمَا تَنْبُتُ الْحِبَّةُ فِي حَمِيلِ السَّيْلِ. ثُمَّ يَفْرُغُ اللَّهُ مِنَ الْقَضَاءِ بَيْنَ الْعِبَادِ، وَيَبْقَى رَجُلٌ مُقْبِلٌ بِوَجْهِهِ عَلَى النَّارِ هُوَ آخِرُ أَهْلِ النَّارِ دُخُولاً الْجَنَّةَ فَيَقُولُ: أَىْ رَبِّ اصْرِفْ وَجْهِي عَنِ النَّارِ، فَإِنَّهُ قَدْ قَشَبَنِي رِيحُهَا وَأَحْرَقَنِي ذَكَاؤُهَا. فَيَدْعُو اللَّهَ بِمَا شَاءَ أَنْ يَدْعُوَهُ ثُمَّ يَقُولُ اللَّهُ: هَلْ عَسَيْتَ إِنْ أُعْطِيتَ ذَلِكَ أَنْ تَسْأَلَنِي غَيْرَهُ؟ فَيَقُولُ: لاَ وَعِزَّتِكَ لاَ أَسْأَلُكَ غَيْرَهُ. وَيُعْطِي رَبَّهُ مِنْ عُهُودٍ وَمَوَاثِيقَ مَا شَاءَ. فَيَصْرِفُ اللَّهُ وَجْهَهُ عَنِ النَّارِ، فَإِذَا أَقْبَلَ عَلَى الْجَنَّةِ وَرَآهَا سَكَتَ مَا شَاءَ اللَّهُ أَنْ يَسْكُتَ ثُمَّ يَقُولُ: أَىْ رَبِّ قَدِّمْنِي إِلَى باب الْجَنَّةِ. فَيَقُولُ اللَّهُ لَهُ: أَلَسْتَ قَدْ أَعْطَيْتَ عُهُودَكَ وَمَوَاثِيقَكَ أَنْ لاَ تَسْأَلَنِي غَيْرَ الَّذِي أُعْطِيتَ أَبَدًا؟ وَيْلَكَ يَا ابْنَ آدَمَ مَا أَغْدَرَكَ. فَيَقُولُ: أَىْ رَبِّ. وَيَدْعُو اللَّهَ حَتَّى يَقُولَ: هَلْ عَسَيْتَ إِنْ أُعْطِيتَ ذَلِكَ أَنْ تَسْأَلَ غَيْرَهُ؟ فَيَقُولُ: لاَ وَعِزَّتِكَ لاَ أَسْأَلُكَ غَيْرَهُ، وَيُعْطِي مَا شَاءَ مِنْ عُهُودٍ وَمَوَاثِيقَ. فَيُقَدِّمُهُ إِلَى باب الْجَنَّةِ. فَإِذَا قَامَ إِلَى باب الْجَنَّةِ انْفَهَقَتْ لَهُ الْجَنَّةُ فَرَأَى مَا فِيهَا مِنَ الْحَبْرَةِ وَالسُّرُورِ، فَيَسْكُتُ مَا شَاءَ اللَّهُ أَنْ يَسْكُتَ ثُمَّ يَقُولُ: أَىْ رَبِّ أَدْخِلْنِي الْجَنَّةَ. فَيَقُولُ اللَّهُ: أَلَسْتَ قَدْ أَعْطَيْتَ عُهُودَكَ وَمَوَاثِيقَكَ أَنْ لاَ تَسْأَلَ غَيْرَ مَا أُعْطِيتَ؟ فَيَقُولُ: وَيْلَكَ يَا ابْنَ آدَمَ مَا أَغْدَرَكَ. فَيَقُولُ: أَىْ رَبِّ لاَ أَكُونَنَّ أَشْقَى خَلْقِكَ. فَلاَ يَزَالُ يَدْعُو حَتَّى يَضْحَكَ اللَّهُ مِنْهُ فَإِذَا ضَحِكَ مِنْهُ قَالَ لَهُ: ادْخُلِ الْجَنَّةَ. فَإِذَا دَخَلَهَا قَالَ اللَّهُ لَهُ: تَمَنَّهْ. فَسَأَلَ رَبَّهُ وَتَمَنَّى حَتَّى إِنَّ اللَّهَ لَيُذَكِّرُهُ يَقُولُ: كَذَا وَكَذَا، حَتَّى انْقَطَعَتْ بِهِ الأَمَانِيُّ قَالَ اللَّهُ: ذَلِكَ لَكَ وَمِثْلُهُ مَعَهُ\".",
    "albanian": "Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ata ibn Jezid Lejthiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa njerëz pyetën: - O i Dërguari i Allahut, a do ta shohim Zotin tonë Ditën e Kiametit? - “A keni vështirësi për ta parë hënën kur është e plotë?” - i pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ. - Jo, o i Dërguari i Allahut, - iu përgjigjën ata. - “Po diellin, a keni vështirësi për ta parë kur nuk ka re?” - pyeti sërish Pejgamberi ﷺ. - Jo, o i Dërguari i Allahut, - i thanë. Pastaj Pejgamberi ﷺ u tha: “Në këtë mënyrë do ta shihni Atë. Në Ditën e Kiametit, Allahu i tubon njerëzit dhe u thotë: “Secili le t'i shkojë pas atij që e ka adhuruar!” Kështu, ata që e adhuronin Diellin, shkojnë pas tij; ata që e adhuronin Hënën, shkojnë pas saj; ata që i adhuronin idhujt, shkojnë pas tyre. Në fund, mbetet vetëm ky umet, në mesin e tyre edhe ata që ndërmjetësojnë, - ose ka thënë: hipokritët, Ibrahimi është në mëdyshje, - Allahu do të vejë (me një pamje që ata nuk e njohin) dhe do t'u thotë: - Unë jam Zoti juaj. - Do të qëndrojmë këtu derisa të vijë Zoti ynë, e, kur të vijë Zoti ynë, ne do ta njohim, - thonë ata. Atëherë Allahu do t'u vejë me një pamje që ata e njohin dhe do t'u thotë: - Unë jam Zoti juaj. - Ti je Zoti ynë, - thonë ata dhe e pasojnë Atë. Atëherë vendoset ura përmbi Xhehenem. Unë dhe umeti im do të jemi të parët që do ta përshkojnë. Atë ditë askush nuk do të flasë, përpos pejgamberëve, lutja e të cilëve do të jetë: \"O Zot, na shpëto! Na shpëto! Në Xhehenem ka çengela sikurse gjembat e sadanit . A keni parë ndonjëherë sadanin?” - Po, o i Dërguari i Allahut, - iu përgjigjën të pranishmit. Pejgamberi ﷺ vazhdoi: “Do të jenë në formë të gjembave të sadanit, por madhësinë e tyre nuk e di askush përveç Allahut ﷻ. Do t'i rrëmbejnë njerëzit në bazë të veprave të tyre: disa do të shkatërrohen për shkak të veprave, disa do të copëtohen (gjatë ecjes në Sirat) , ose do të shpëtojnë, ose ngjashëm. Pastaj Allahu shfaqet, e, kur Allahu të përfundojë gjykimin e robërve të Tij dhe dëshiron t'i nxjerrë prej Zjarrit me mëshirën e Tij ata që do, i urdhëron melekët t'i nxjerrin prej Zjarrit të gjithë ata që nuk i kanë bërë ortak Allahut asgjë dhe që kanë dëshmuar “la ilahe il-lallah”, të cilët Allahu dëshiron t'i mëshirojë. Në Zjarr do të njihen nga gjurmët e sexhdeve, sepse Zjarri e djeg të birin e Ademit përveç gjurmëve të sexhdeve, sepse Allahu ia ka ndaluar Zjarrit t'i djegë gjurmët e sexhdeve. Do të dalin prej Zjarrit të djegur tërësisht. Pastaj do t'u hidhet një ujë që quhet Uji i Jetës, e do të mbijnë siç mbin fara në mbetjet e vërshimit. Kur Allahu të përfundojë gjykimin e robërve të Tij, mbetet një njeri me fytyrë nga Zjarri, konkretisht banori i fundit i Zjarrit që do të hyjë në Xhenet, i cili do të thotë: - O Zoti im, po më helmon era e tij dhe po më përcëllon nxehtësia e tij, ma largo fytyrën time prej Zjarrit! Kështu, ai vazhdon ta lusë Allahun, derisa Allahu t'i thotë: - Sikur të ta plotësoja këtë (lutje) , a do të kërkoje diçka tjetër? - Jo, betohem në madhërinë Tënde! Nuk do të kërkoj diçka tjetër, - thotë ai dhe i betohet Zotit të vet e ia jep besën në çdo formë, aq sa Allahu të dojë. Atëherë Allahu ia largon fytyrën prej Zjarrit. Kur kthehet nga Xheneti dhe e sheh, mundohet të heshtë, aq sa të dojë Allahu, pastaj thotë: - Zoti im! Më afro te dera e Xhenetit! - A nuk më dhe besën dhe fjalën që nuk do të më kërkosh asgjë pas asaj që të është dhënë? Mjerë ti, o biri i Ademit, sa shumë që e thyen betimin! - i thotë Allahu ﷻ. Ai thotë: “O Zot!” - dhe vazhdon të lutet, derisa Allahu i thotë: - Nëse të plotësohet (edhe) kjo, do të kërkosh diçka tjetër? - Jo, betohem në madhërinë Tënde, se nuk do të kërkoj asgjë tjetër! - i betohet dhe besatohet Allahut, sa të dojë Ai, se nuk do të kërkojë diçka tjetër. Pastaj e afron te dera e Xhenetit. Kur të afrohet aty, i shfaqet Xheneti dhe sheh harenë e gëzimin brenda tij. Mundohet të heshtë aq sa Allahu të dojë, pastaj thotë: - Zoti im! Më fut në Xhenet! - A nuk më dhe besën dhe fjalën që nuk do të më kërkosh asgjë pas asaj që të është dhënë? Mjerë ti, o biri i Ademit, sa shumë që e thyen betimin! - i thotë Allahu ﷻ. - Zoti im! Mos më lër robin më të mjerë, - i drejtohet ai dhe vazhdon të lutet derisa Allahu ﷻ të qeshë me të dhe pastaj i thotë: “Hyr në Xhenet!” Me të hyrë brenda, i thuhet: “Kërko ç'të duash!” Ai kërkon e kërkon, madje edhe Allahu ia kujton (disa gjëra) , e ai thotë: “Këtë e këtë, derisa t'i shterojë imagjinata, pastaj Allahu ﷻ i thotë: “E gjithë kjo dhe njëherë aq, të takon ty.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7437.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7437.json"
  }
}