Ata ibn Jezidi tregon: “Ebu Hurejra po rrëfente një hadith në prani të Ebu Seid Hudriut, i cili nuk i ndërhyri asgjë, derisa Ebu Hurejra erdhi te fjalët: “ (Allahu i Madhëruar i thotë:) E gjithë kjo dhe njëfishi i saj të takon ty.” Ebu Seid Hudriu tha: “E gjithë kjo dhe dhjetëfishi i tyre”, o Ebu Hurejre?! - Unë nuk e kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë ndryshe, përveçse: “E gjithë kjo dhe njëfishi i saj të takon ty”, - ia ktheu Ebu Hurejra. - Unë dëshmoj se i kam nxënë përmendsh nga i Dërguari i Allahut ﷺ fjalët: “E gjithë kjo dhe dhjetëfishi i tyre” , - i tha Ebu Seidi. Ebu Hurejra shtoi: “Ky është personi i fundit prej banorëve të Xhenetit që do të hyjë në Xhenet.”
قَالَ عَطَاءُ بْنُ يَزِيدَ وَأَبُو سَعِيدٍ الْخُدْرِيُّ مَعَ أَبِي هُرَيْرَةَ لاَ يَرُدُّ عَلَيْهِ مِنْ حَدِيثِهِ شَيْئًا حَتَّى إِذَا حَدَّثَ أَبُو هُرَيْرَةَ أَنَّ اللَّهَ تَبَارَكَ وَتَعَالَى قَالَ: "ذَلِكَ لَكَ وَمِثْلُهُ مَعَهُ". قَالَ أَبُو سَعِيدٍ الْخُدْرِيُّ: "وَعَشَرَةُ أَمْثَالِهِ مَعَهُ". يَا أَبَا هُرَيْرَةَ. قَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ: مَا حَفِظْتُ إِلاَّ قَوْلَهُ: "ذَلِكَ لَكَ وَمِثْلُهُ مَعَهُ". قَالَ أَبُو سَعِيدٍ الْخُدْرِيُّ: أَشْهَدُ أَنِّي حَفِظْتُ مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قَوْلَهُ: "ذَلِكَ لَكَ وَعَشَرَةُ أَمْثَالِهِ". قَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ: فَذَلِكَ الرَّجُلُ آخِرُ أَهْلِ الْجَنَّةِ دُخُولاً الْجَنَّةَ.