{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/7439",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/7439",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 7439",
  "text": "Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Halid ibn Jezidi, e ky nga Seid ibn Ebu Hilali, e ky nga Zejdi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë e pyetëm Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, a do ta shohim Zotin tonë Ditën e Kiametit? Ai iu përgjigj: “A keni vështirësi për ta parë Diellin dhe Hënën kur nuk ka re?” - Jo, - i thamë. Ai vazhdoi: “Edhe atë ditë nuk do të keni vështirësi për ta parë Zotin tuaj, siç nuk keni vështirësi për ta parë Diellin dhe Hënën. Një thirrës do të thërrasë: “Çdokush le t'i shkojë pas atij që e ka adhuruar!” Kështu, pasuesit e kryqit shkojnë me kryqin, pasuesit e idhujve me idhujt dhe pasuesit e çdo zoti shkojnë me zotat e tyre, derisa të mbeten ata që e kanë adhuruar Allahun, bamirës e mëkatarë dhe disa që kanë ngelur nga radhët e ithtarëve të Librit. Pastaj sillet Xhehenemi dhe paraqitet sikurse të ishte mirazh. Hebrenjve u thuhet: “Çfarë adhuronit?” Ata përgjigjen: “E adhuronim Uzejrin, të birin e Allahut.” U thuhet: “Po gënjeni! Allahu nuk ka bashkëshorte e as fëmijë. Çfarë dëshironi?” Ata thonë: “Dëshirojmë të na japësh ujë!” U thuhet: “Pini (atje) ! Kështu, ata bien në Xhehenem.” Pastaj të krishterëve u thuhet: “Çfarë adhuronit?” Ata përgjigjen: “E adhuronim Mesihun (Isain) , të birin e Allahut.” U thuhet: “Po gënjeni! Allahu nuk ka as bashkëshorte e as fëmijë. Çfarë dëshironi?” Ata thonë: “Dëshirojmë të na japësh ujë!” U thuhet: “Pini (atje) !” Kështu, edhe ata bien d erisa të mbesin vetëm ata që e adhuronin Allahun, bamirës e mëkatarë. Atëherë u thuhet: “Çfarë po prisni përderisa njerëzit e tjerë kanë shkuar?” Ata thonë: “Jemi distancuar prej tyre në kohën kur kishim nevojë për ta më shumë se sot. Dëgjuam një thirrës duke thirrur: “Secili popull le t'i shkojë pas atij që e ka adhuruar, kështu që ne po presim Zotin tonë.” Atëherë vjen i Gjithëfuqishmi në një pamje më ndryshe se herën e parë dhe u thotë: “Unë jam Zoti juaj.” Ata i thonë: “Ti je Zoti ynë, porse askush nuk i flet Atij përveç pejgamberëve.” Ai u thotë: “A keni ndonjë shenjë me të cilën e njihni Atë (Zotin tuaj) ?” A ta thonë: “Kërciri .” Atëherë Ai e zbulon Kërcirin e Tij dhe çdo besimtar i bie në sexhde, ndërsa ata që Allahut i binin në sexhde sa për sy e faqe mbesin duke u përpjekur të bien, porse shpina u shndërrohet në një asht të vetëm (nuk përulet) . Pastaj sillet ura dhe vendoset në mes të dy anëve të Xhehenemit.” Ne e pyetëm: “O i Dërguari i Allahut, çfarë është kjo urë?” Ai tha: “E rrëshqitshme, e lëmuar, në të cilën ka grepa, çengela dhe gjemba të gjerë e të lakuar (sikurse ato) që gjenden në Nexhd, që njihen me emrin sadan. Ka besimtarë që kalojnë nëpër të si një e lëvizur e qërpikëve, si vetëtima, si era, si kuajt e shpejtë dhe devetë, e, ka prej tyre që shpëtojnë pa asnjë dëmtim, të tjerë që shpëtojnë të çjerrë, e disa të tjerë që zhyten në zjarrin e Xhehenemit, sakaq i fundit do të shkojë zvarrë. Atë Ditë besimtarët do t'i kërkojnë me ngulm të Gjithëfuqishmit t'ua shpëtojë vëllezërit e tyre, më shumë sesa që ju kërkoni (në dynja) të drejtat tuaja që ju takojnë . Kur shohin se vetë kanë shpëtuar (nga Zjarri) , do të thonë: “O Zoti ynë, vëllezërit tanë! Ata janë falur me ne, kanë agjëruar me ne dhe kanë bërë vepra të mira me ne.” Atëherë Allahu i Lartësuar u thotë: “Shkoni dhe këdo që e gjeni me iman në zemër sa një dinar, nxirreni.” Në atë rast Allahu ia ndalon Zjarrit t'i djegë trupat e tyre dhe ata shkojnë. Disa i gjejnë të zhytur në zjarr deri te këmbët, disa deri në mes të kërcirit. Kështu, i nxjerrin nga aty të gjithë të njohurit. Pasi të kthehen, Allahu u thotë: “Shkoni dhe këdo që gjeni me iman në zemër sa një gjysmë dinari, nxirreni.” Kështu, i nxjerrin të gjithë të njohurit. Pasi të kthehen, Allahu u thotë: “Shkoni dhe këdo që gjeni me iman në zemër sa grimca, nxirreni. Kështu, i nxjerrin të gjithë të njohurit.” Ebu Seidi thotë: “Nëse nuk më besoni, lexojeni ajetin: “Vërtet, Allahu nuk dëmton askënd asnjë grimë, por, nëse (dikush) bën mirësi, Allahu ia shumëfishon atë dhe i jep shpërblim të madh.” (Nisa, 40) Ebu Seidi vazhdon: “Pasi të ndërmjetësojnë pejgamberët, melekët dhe besimtarët, i Gjithëfuqishmi thotë: “Ka mbetur ndërmjetësimi Im.” Andaj, kap një grusht banorësh të Zjarrit, nga ku nxjerr njerëz që janë shkrumbuar, të cilët i hedh në një lumë buzë Xhenetit, që quhet Uji i Jetës. Si rrjedhojë, ata mbijnë në dy brigjet e tij, sikurse që mbin fara në baltën e vërshimit, siç i shihni anash shkëmbinjve dhe drurëve. Ato që ndodhen nga dielli, bëhen të gjelbra, kurse ato që ndodhen nga hija, mbesin të bardha. Kështu, ata dalin sikurse të ishin margaritarë e në qafat e tyre stolisen me gjerdanë dhe hyjnë në Xhenet. Banorët e Xhenetit do të thonë: “Këta janë të amnistuarit e Mëshiruesit, i ka futur në Xhenet pa bërë asnjë vepër dhe pa bërë asnjë të mirë. Atyre do t'u thuhet: “Gjithë kjo që po shihni dhe njëfishi i saj është për ju.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Teuhidi",
    "position": 97,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/97/teuhidi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 7439",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Seid Hudriu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ خَالِدِ بْنِ يَزِيدَ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ أَبِي هِلاَلٍ، عَنْ زَيْدٍ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَسَارٍ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ قَالَ: قُلْنَا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، هَلْ نَرَى رَبَّنَا يَوْمَ الْقِيَامَةِ؟ قَالَ: \"هَلْ تُضَارُونَ فِي رُؤْيَةِ الشَّمْسِ وَالْقَمَرِ إِذَا كَانَتْ صَحْوًا؟\" قُلْنَا: لاَ. قَالَ: \"فَإِنَّكُمْ لاَ تُضَارُونَ فِي رُؤْيَةِ رَبِّكُمْ يَوْمَئِذٍ، إِلاَّ كَمَا تُضَارُونَ فِي رُؤْيَتِهِمَا ثُمَّ قَالَ يُنَادِي مُنَادٍ: لِيَذْهَبْ كُلُّ قَوْمٍ إِلَى مَا كَانُوا يَعْبُدُونَ. فَيَذْهَبُ أَصْحَابُ الصَّلِيبِ مَعَ صَلِيبِهِمْ، وَأَصْحَابُ الأَوْثَانِ مَعَ أَوْثَانِهِمْ، وَأَصْحَابُ كُلِّ آلِهَةٍ مَعَ آلِهَتِهِمْ حَتَّى يَبْقَى مَنْ كَانَ يَعْبُدُ اللَّهَ مِنْ بَرٍّ أَوْ فَاجِرٍ، وَغُبَّرَاتٌ مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ. ثُمَّ يُؤْتَى بِجَهَنَّمَ تُعْرَضُ كَأَنَّهَا سَرَابٌ فَيُقَالُ لِلْيَهُودِ: مَا كُنْتُمْ تَعْبُدُونَ؟ قَالُوا: كُنَّا نَعْبُدُ عُزَيْرَ ابْنَ اللَّهِ. فَيُقَالُ: كَذَبْتُمْ لَمْ يَكُنْ لِلَّهِ صَاحِبَةٌ وَلاَ وَلَدٌ فَمَا تُرِيدُونَ؟ قَالُوا: نُرِيدُ أَنْ تَسْقِيَنَا، فَيُقَالُ: اشْرَبُوا فَيَتَسَاقَطُونَ فِي جَهَنَّمَ. ثُمَّ يُقَالُ لِلنَّصَارَى: مَا كُنْتُمْ تَعْبُدُونَ؟ فَيَقُولُونَ: كُنَّا نَعْبُدُ الْمَسِيحَ ابْنَ اللَّهِ. فَيُقَالُ: كَذَبْتُمْ لَمْ يَكُنْ لِلَّهِ صَاحِبَةٌ وَلاَ وَلَدٌ، فَمَا تُرِيدُونَ؟ فَيَقُولُونَ: نُرِيدُ أَنْ تَسْقِيَنَا. فَيُقَالُ: اشْرَبُوا. فَيَتَسَاقَطُونَ. حَتَّى يَبْقَى مَنْ كَانَ يَعْبُدُ اللَّهَ مِنْ بَرٍّ أَوْ فَاجِرٍ فَيُقَالُ لَهُمْ: مَا يَحْبِسُكُمْ وَقَدْ ذَهَبَ النَّاسُ؟ فَيَقُولُونَ: فَارَقْنَاهُمْ وَنَحْنُ أَحْوَجُ مِنَّا إِلَيْهِ الْيَوْمَ وَإِنَّا سَمِعْنَا مُنَادِيًا يُنَادِي: لِيَلْحَقْ كُلُّ قَوْمٍ بِمَا كَانُوا يَعْبُدُونَ. وَإِنَّمَا نَنْتَظِرُ رَبَّنَا. قَالَ: \"فَيَأْتِيهِمُ الْجَبَّارُ في صُورَةٍ غيرِ صُورَتِهِ الَّتي رَأَوْهُ فِيهَا أوَّلَ مَرَّةٍ فَيَقُولُ: أَنَا رَبُّكُمْ. فَيَقُولُونَ: أَنْتَ رَبُّنَا. فَلاَ يُكَلِّمُهُ إِلاَّ الأَنْبِيَاءُ. فَيَقُولُ: هَلْ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُ آيَةٌ تَعْرِفُونَهُ؟ فَيَقُولُونَ: السَّاقُ. فَيَكْشِفُ عَنْ سَاقِهِ فَيَسْجُدُ لَهُ كُلُّ مُؤْمِنٍ، وَيَبْقَى مَنْ كَانَ يَسْجُدُ لِلَّهِ رِيَاءً وَسُمْعَةً، فَيَذْهَبُ كَيْمَا يَسْجُدَ فَيَعُودُ ظَهْرُهُ طَبَقًا وَاحِدًا. ثُمَّ يُؤْتَى بِالْجَسْرِ فَيُجْعَلُ بَيْنَ ظَهْرَىْ جَهَنَّمَ\". قُلْنَا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، وَمَا الْجَسْرُ؟ قَالَ: \"مَدْحَضَةٌ مَزِلَّةٌ، عَلَيْهِ خَطَاطِيفُ وَكَلاَلِيبُ وَحَسَكَةٌ مُفَلْطَحَةٌ، لَهَا شَوْكَةٌ عُقَيْفَاءُ تَكُونُ بِنَجْدٍ يُقَالُ لَهَا: السَّعْدَانُ. الْمُؤْمِنُ عَلَيْهَا كَالطَّرْفِ وَكَالْبَرْقِ وَكَالرِّيحِ وَكَأَجَاوِيدِ الْخَيْلِ وَالرِّكَابِ، فَنَاجٍ مُسَلَّمٌ وَنَاجٍ مَخْدُوشٌ وَمَكْدُوسٌ فِي نَارِ جَهَنَّمَ، حَتَّى يَمُرَّ آخِرُهُمْ يُسْحَبُ سَحْبًا. فَمَا أَنْتُمْ بِأَشَدَّ لِي مُنَاشَدَةً فِي الْحَقِّ، قَدْ تَبَيَّنَ لَكُمْ مِنَ الْمُؤْمِنِ يَوْمَئِذٍ لِلْجَبَّارِ. وَإِذَا رَأَوْا أَنَّهُمْ قَدْ نَجَوْا فِي إِخْوَانِهِمْ يَقُولُونَ: رَبَّنَا إِخْوَانُنَا كَانُوا يُصَلُّونَ مَعَنَا وَيَصُومُونَ مَعَنَا وَيَعْمَلُونَ مَعَنَا. فَيَقُولُ اللَّهُ تَعَالَى: اذْهَبُوا فَمَنْ وَجَدْتُمْ فِي قَلْبِهِ مِثْقَالَ دِينَارٍ مِنْ إِيمَانٍ فَأَخْرِجُوهُ. وَيُحَرِّمُ اللَّهُ صُوَرَهُمْ عَلَى النَّارِ، فَيَأْتُونَهُمْ وَبَعْضُهُمْ قَدْ غَابَ فِي النَّارِ إِلَى قَدَمِهِ وَإِلَى أَنْصَافِ سَاقَيْهِ، فَيُخْرِجُونَ مَنْ عَرَفُوا. ثُمَّ يَعُودُونَ فَيَقُولُ: اذْهَبُوا فَمَنْ وَجَدْتُمْ فِي قَلْبِهِ مِثْقَالَ نِصْفِ دِينَارٍ فَأَخْرِجُوهُ. فَيُخْرِجُونَ مَنْ عَرَفُوا، ثُمَّ يَعُودُونَ فَيَقُولُ: اذْهَبُوا فَمَنْ وَجَدْتُمْ فِي قَلْبِهِ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ مِنْ إِيمَانٍ فَأَخْرِجُوهُ. فَيُخْرِجُونَ مَنْ عَرَفُوا\". قَالَ أَبُو سَعِيدٍ: فَإِنْ لَمْ تُصَدِّقُونِي فَاقْرَءُوا: ﴿إِنَّ اللَّهَ لاَ يَظْلِمُ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ وَإِنْ تَكُ حَسَنَةً يُضَاعِفْهَا﴾ [النساء: ٤٠] \"فَيَشْفَعُ النَّبِيُّونَ وَالْمَلاَئِكَةُ وَالْمُؤْمِنُونَ فَيَقُولُ الْجَبَّارُ: بَقِيَتْ شَفَاعَتِي. فَيَقْبِضُ قَبْضَةً مِنَ النَّارِ فَيُخْرِجُ أَقْوَامًا قَدِ امْتُحِشُوا، فَيُلْقَوْنَ فِي نَهَرٍ بِأَفْوَاهِ الْجَنَّةِ يُقَالُ لَهُ: مَاءُ الْحَيَاةِ، فَيَنْبُتُونَ فِي حَافَتَيْهِ كَمَا تَنْبُتُ الْحِبَّةُ فِي حَمِيلِ السَّيْلِ، قَدْ رَأَيْتُمُوهَا إِلَى جَانِبِ الصَّخْرَةِ إِلَى جَانِبِ الشَّجَرَةِ، فَمَا كَانَ إِلَى الشَّمْسِ مِنْهَا كَانَ أَخْضَرَ، وَمَا كَانَ مِنْهَا إِلَى الظِّلِّ كَانَ أَبْيَضَ. فَيَخْرُجُونَ كَأَنَّهُمُ اللُّؤْلُؤُ، فَيُجْعَلُ فِي رِقَابِهِمُ الْخَوَاتِيمُ فَيَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ فَيَقُولُ أَهْلُ الْجَنَّةِ: هَؤُلاَءِ عُتَقَاءُ الرَّحْمَنِ أَدْخَلَهُمُ الْجَنَّةَ بِغَيْرِ عَمَلٍ عَمِلُوهُ وَلاَ خَيْرٍ قَدَّمُوهُ. فَيُقَالُ لَهُمْ: لَكُمْ مَا رَأَيْتُمْ وَمِثْلُهُ مَعَهُ\".",
    "albanian": "Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Halid ibn Jezidi, e ky nga Seid ibn Ebu Hilali, e ky nga Zejdi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë e pyetëm Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, a do ta shohim Zotin tonë Ditën e Kiametit? Ai iu përgjigj: “A keni vështirësi për ta parë Diellin dhe Hënën kur nuk ka re?” - Jo, - i thamë. Ai vazhdoi: “Edhe atë ditë nuk do të keni vështirësi për ta parë Zotin tuaj, siç nuk keni vështirësi për ta parë Diellin dhe Hënën. Një thirrës do të thërrasë: “Çdokush le t'i shkojë pas atij që e ka adhuruar!” Kështu, pasuesit e kryqit shkojnë me kryqin, pasuesit e idhujve me idhujt dhe pasuesit e çdo zoti shkojnë me zotat e tyre, derisa të mbeten ata që e kanë adhuruar Allahun, bamirës e mëkatarë dhe disa që kanë ngelur nga radhët e ithtarëve të Librit. Pastaj sillet Xhehenemi dhe paraqitet sikurse të ishte mirazh. Hebrenjve u thuhet: “Çfarë adhuronit?” Ata përgjigjen: “E adhuronim Uzejrin, të birin e Allahut.” U thuhet: “Po gënjeni! Allahu nuk ka bashkëshorte e as fëmijë. Çfarë dëshironi?” Ata thonë: “Dëshirojmë të na japësh ujë!” U thuhet: “Pini (atje) ! Kështu, ata bien në Xhehenem.” Pastaj të krishterëve u thuhet: “Çfarë adhuronit?” Ata përgjigjen: “E adhuronim Mesihun (Isain) , të birin e Allahut.” U thuhet: “Po gënjeni! Allahu nuk ka as bashkëshorte e as fëmijë. Çfarë dëshironi?” Ata thonë: “Dëshirojmë të na japësh ujë!” U thuhet: “Pini (atje) !” Kështu, edhe ata bien d erisa të mbesin vetëm ata që e adhuronin Allahun, bamirës e mëkatarë. Atëherë u thuhet: “Çfarë po prisni përderisa njerëzit e tjerë kanë shkuar?” Ata thonë: “Jemi distancuar prej tyre në kohën kur kishim nevojë për ta më shumë se sot. Dëgjuam një thirrës duke thirrur: “Secili popull le t'i shkojë pas atij që e ka adhuruar, kështu që ne po presim Zotin tonë.” Atëherë vjen i Gjithëfuqishmi në një pamje më ndryshe se herën e parë dhe u thotë: “Unë jam Zoti juaj.” Ata i thonë: “Ti je Zoti ynë, porse askush nuk i flet Atij përveç pejgamberëve.” Ai u thotë: “A keni ndonjë shenjë me të cilën e njihni Atë (Zotin tuaj) ?” A ta thonë: “Kërciri .” Atëherë Ai e zbulon Kërcirin e Tij dhe çdo besimtar i bie në sexhde, ndërsa ata që Allahut i binin në sexhde sa për sy e faqe mbesin duke u përpjekur të bien, porse shpina u shndërrohet në një asht të vetëm (nuk përulet) . Pastaj sillet ura dhe vendoset në mes të dy anëve të Xhehenemit.” Ne e pyetëm: “O i Dërguari i Allahut, çfarë është kjo urë?” Ai tha: “E rrëshqitshme, e lëmuar, në të cilën ka grepa, çengela dhe gjemba të gjerë e të lakuar (sikurse ato) që gjenden në Nexhd, që njihen me emrin sadan. Ka besimtarë që kalojnë nëpër të si një e lëvizur e qërpikëve, si vetëtima, si era, si kuajt e shpejtë dhe devetë, e, ka prej tyre që shpëtojnë pa asnjë dëmtim, të tjerë që shpëtojnë të çjerrë, e disa të tjerë që zhyten në zjarrin e Xhehenemit, sakaq i fundit do të shkojë zvarrë. Atë Ditë besimtarët do t'i kërkojnë me ngulm të Gjithëfuqishmit t'ua shpëtojë vëllezërit e tyre, më shumë sesa që ju kërkoni (në dynja) të drejtat tuaja që ju takojnë . Kur shohin se vetë kanë shpëtuar (nga Zjarri) , do të thonë: “O Zoti ynë, vëllezërit tanë! Ata janë falur me ne, kanë agjëruar me ne dhe kanë bërë vepra të mira me ne.” Atëherë Allahu i Lartësuar u thotë: “Shkoni dhe këdo që e gjeni me iman në zemër sa një dinar, nxirreni.” Në atë rast Allahu ia ndalon Zjarrit t'i djegë trupat e tyre dhe ata shkojnë. Disa i gjejnë të zhytur në zjarr deri te këmbët, disa deri në mes të kërcirit. Kështu, i nxjerrin nga aty të gjithë të njohurit. Pasi të kthehen, Allahu u thotë: “Shkoni dhe këdo që gjeni me iman në zemër sa një gjysmë dinari, nxirreni.” Kështu, i nxjerrin të gjithë të njohurit. Pasi të kthehen, Allahu u thotë: “Shkoni dhe këdo që gjeni me iman në zemër sa grimca, nxirreni. Kështu, i nxjerrin të gjithë të njohurit.” Ebu Seidi thotë: “Nëse nuk më besoni, lexojeni ajetin: “Vërtet, Allahu nuk dëmton askënd asnjë grimë, por, nëse (dikush) bën mirësi, Allahu ia shumëfishon atë dhe i jep shpërblim të madh.” (Nisa, 40) Ebu Seidi vazhdon: “Pasi të ndërmjetësojnë pejgamberët, melekët dhe besimtarët, i Gjithëfuqishmi thotë: “Ka mbetur ndërmjetësimi Im.” Andaj, kap një grusht banorësh të Zjarrit, nga ku nxjerr njerëz që janë shkrumbuar, të cilët i hedh në një lumë buzë Xhenetit, që quhet Uji i Jetës. Si rrjedhojë, ata mbijnë në dy brigjet e tij, sikurse që mbin fara në baltën e vërshimit, siç i shihni anash shkëmbinjve dhe drurëve. Ato që ndodhen nga dielli, bëhen të gjelbra, kurse ato që ndodhen nga hija, mbesin të bardha. Kështu, ata dalin sikurse të ishin margaritarë e në qafat e tyre stolisen me gjerdanë dhe hyjnë në Xhenet. Banorët e Xhenetit do të thonë: “Këta janë të amnistuarit e Mëshiruesit, i ka futur në Xhenet pa bërë asnjë vepër dhe pa bërë asnjë të mirë. Atyre do t'u thuhet: “Gjithë kjo që po shihni dhe njëfishi i saj është për ju.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7439.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7439.json"
  }
}