Sahihu i Buhariut — Hadithi 7444

Teuhidi · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Abdusamedi, e ky nga Ebu Imrani, e ky nga Ebu Bekër ibn Abdullah ibn Kajsi se babai i tij Abdullah ibn Kajsi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dy xhenete, enët dhe ç'ka në to janë prej argjendit. Dy xhenete të tjera, enët dhe ç'ka në to janë prej arit. Mes banorëve të Xhenetit dhe shikimit në Zotin e tyre është vetëm petku i madhështisë në Fytyrën e Tij, në Xhenetin Adën.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ الصَّمَدِ، عَنْ أَبِي عِمْرَانَ، عَنْ أَبِي بَكْرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ قَيْسٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "جَنَّتَانِ مِنْ فِضَّةٍ آنِيَتُهُمَا وَمَا فِيهِمَا، وَجَنَّتَانِ مِنْ ذَهَبٍ آنِيَتُهُمَا وَمَا فِيهِمَا، وَمَا بَيْنَ الْقَوْمِ وَبَيْنَ أَنْ يَنْظُرُوا إِلَى رَبِّهِمْ إِلاَّ رِدَاءُ الْكِبْرِيَاءِ عَلَى وَجْهِهِ فِي جَنَّةِ عَدْنٍ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7444