Sahihu i Buhariut — Hadithi 7448

Teuhidi · Transmetuesi: Usame ibn Zejdi

Shqip

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Asimi, e ky nga Ebu Othmani se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa njëri nga bijtë e vajzave të Pejgamberit ﷺ ishte në prag të vdekjes, ajo i çoi fjalë të Dërguarit të Allahut ﷺ të shkojë, por ai ia ktheu: “Allahut i takon ajo që ka marrë dhe Atij i takon ajo që ka dhënë. Çdo gjë tek Ai është me afat të caktuar. Le të bëjë durim dhe ta shpresojë shpërblimin.” Ajo sërish i çoi fjalë dhe iu betua të shkonte. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ u nis dhe bashkë me të u ngritëm edhe unë, Muadh ibn Xhebeli, Ubej ibn Kabi dhe Ubade ibn Samiti. Kur hymë brenda, të Dërguarit të Allahut ﷺ ia sollën foshnjën, i cili gërhiste si të ishte brenda një kaceku të vyshkur, gjë që e bëri Pejgamberin ﷺ të qajë. Sad ibn Ubade iu drejtua: “Po qan, vallë?!” Ai ia ktheu: “Ndër robërit e Tij Allahu i mëshiron të mëshirshmit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَاحِدِ: حَدَّثَنَا عَاصِمٌ، عَنْ أَبِي عُثْمَانَ، عَنْ أُسَامَةَ قَالَ: كَانَ ابْنٌ لِبَعْضِ بَنَاتِ النَّبِيِّ ﷺ يَقْضِي، فَأَرْسَلَتْ إِلَيْهِ أَنْ يَأْتِيَهَا فَأَرْسَلَ: "إِنَّ لِلَّهِ مَا أَخَذَ، وَلَهُ مَا أَعْطَى، وَكُلٌّ إِلَى أَجَلٍ مُسَمًّى، فَلْتَصْبِرْ وَلْتَحْتَسِبْ". فَأَرْسَلَتْ إِلَيْهِ فَأَقْسَمَتْ عَلَيْهِ فَقَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَقُمْتُ مَعَهُ وَمُعَاذُ بْنُ جَبَلٍ وَأُبَىُّ بْنُ كَعْبٍ وَعُبَادَةُ بْنُ الصَّامِتِ، فَلَمَّا دَخَلْنَا نَاوَلُوا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ الصَّبِيَّ وَنَفْسُهُ تَقَلْقَلُ فِي صَدْرِهِ - حَسِبْتُهُ قَالَ: - كَأَنَّهَا شَنَّةٌ، فَبَكَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ سَعْدُ بْنُ عُبَادَةَ: أَتَبْكِي؟ فَقَالَ: "إِنَّمَا يَرْحَمُ اللَّهُ مِنْ عِبَادِهِ الرُّحَمَاءَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7448