Sahihu i Buhariut — Hadithi 7451

Teuhidi · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një rabin erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: “O Muhamed, Allahu do ta vendosë qiellin në një gisht, tokën në një gisht, malet në një gisht, pemët dhe lumenjtë në një gisht dhe krijesat e tjera në një gisht, pastaj, duke bërë me Dorë thotë: “Unë jam Mbreti!” I Dërguari i Allahut ﷺ qeshi, pastaj recitoi: “Ata nuk e kanë vlerësuar siç duhet fuqinë e Allahut... ” (Zumer, 67)

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ عَلْقَمَةَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: جَاءَ حَبْرٌ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: يَا مُحَمَّدُ إِنَّ اللَّهَ يَضَعُ السَّمَاءَ عَلَى إِصْبَعٍ، وَالأَرْضَ عَلَى إِصْبَعٍ، وَالْجِبَالَ عَلَى إِصْبَعٍ، وَالشَّجَرَ وَالأَنْهَارَ عَلَى إِصْبَعٍ، وَسَائِرَ الْخَلْقِ عَلَى إِصْبَعٍ، ثُمَّ يَقُولُ بِيَدِهِ: أَنَا الْمَلِكُ. فَضَحِكَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَقَالَ: " ﴿وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ...﴾ [الزمر: ٦٧] ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7451