Sahihu i Buhariut — Hadithi 7460

Teuhidi · Transmetuesi: Muavi ibn Ebu Sufjani

Shqip

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Velid ibn Muslimi, e këtij i ka treguar ibn Xhabiri, e këtij i ka treguar Umejr ibn Hani se Muaviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në umetin tim në vazhdimësi do të ketë njerëz që do ta zbatojnë fenë e Allahut, të cilëve nuk mund t'u bëjnë dëm as përgënjeshtruesit e as kundërshtarët, derisa të vijë caktimi i Allahut e t'i gjejë në atë gjendje.” Malik ibn Juhamiri ka thënë: “E kam dëgjuar Muadhin duke thënë: “Ata ndodhen në Sham.” Ndërkaq Muaviu ka thënë: “Ky Maliku pretendon se e ka dëgjuar Muadhin duke thënë: “Ata gjenden në Sham.”

Arabisht

حَدَّثَنَا الْحُمَيْدِيُّ: حَدَّثَنَا الْوَلِيدُ بْنُ مُسْلِمٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ جَابِرٍ: حَدَّثَنِي عُمَيْرُ بْنُ هَانِئٍ: أَنَّهُ سَمِعَ مُعَاوِيَةَ قَالَ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ: "لاَ يَزَالُ مِنْ أُمَّتِي أُمَّةٌ قَائِمَةٌ بِأَمْرِ اللَّهِ، مَا يَضُرُّهُمْ مَنْ كَذَّبَهُمْ، وَلاَ مَنْ خَالَفَهُمْ، حَتَّى يَأْتِيَ أَمْرُ اللَّهِ وَهُمْ عَلَى ذَلِكَ". فَقَالَ مَالِكُ بْنُ يُخَامِرَ: سَمِعْتُ مُعَاذًا يَقُولُ: وَهُمْ بِالشَّامِ. فَقَالَ مُعَاوِيَةُ: هَذَا مَالِكٌ يَزْعُمُ أَنَّهُ سَمِعَ مُعَاذًا يَقُولُ: وَهُمْ بِالشَّامِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7460